LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Kadri Veseli të japë dorëheqje, iniciativa për Tribunal është tallje ndaj viktimave

Konjufca: Kadri Veseli të japë dorëheqje, iniciativa për Tribunal është tallje ndaj viktimave

Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Glauk Konjufca ka thënë se iniciativa për krijimin e Tribulanit Ndërkombëtar për gjenocidin serb, është tallje ndaj viktimave dhe popullit në Kosovë.

Konjufca ka theksuar se politikanët filluan t’i përmendin krimet e Serbisë pak javë para se të shpallen aktakuzat e Gjykatës Speciale.

“Nuk ka shpjegim të qëndrueshëm pse krimet e Serbisë nuk janë trajtuar deri më tash as nga UNMIK as nga EULEX-i sepse ka munguar trysnia nga ata që e kanë qeverisur shtetin që 20 vite. Krimet e Serbisë kanë filluar ti përmendin vetëm pak javë para se me dalë aktakuzat e Gjykatës Speciale…”,u shpreh Konjufca.


Ai shtoi se nuk ka ndodhur asnjëherë që të dëmtohet një kauzë kaq e rëndësishme.

“Nuk na ka ndodhë me u dëmtua një kauzë kaq e rëndësishme si kjo për akuzat e Serbisë, siç ndodhi  në seancën e 16 majit. Unë mendoj që pas 16 majit në këtë shtet dikush duhet me dhanë llogari, po e kursej Flora Brovinën qysh kërkoi kryetari i kuvendit sepse dorëheqje duhet me jep vet kryetari i kuvendit. Themelimi i këtij Tribunali është tallje me viktimat dhe popullin tonë”, tha Konjufca.

Ai shtoi se dorëheqja sot është e nevojshme.

“Ne jemi në koordinim edhe me LDK dhe nuk mendoj se duhet të rrimë një seancë të tillë me njerëzit të cilët bash çka prekin me dorë prishin”, ka thënë Konjufca./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori