Shefi i grupit parlamentar të PDK-së në seancën plenare ku në rend dite është iniciativa për formimin e Tribunalit për gjenocid për krimet serbe, ka thënë se është i frikshëm qëndrimi i LDK-së dhe LVV-së që të mos marrin përgjegjësi për ta dënuar gjenocidin serb.
Sipas tij këto dy parti i kanë të parëndësishme edhe viktimat që kanë pësuar nga gjenocidi serb.
“Nuk do ta kisha besu që edhe sot e kësaj dite, 20 vjet pas lufte në Kuvend të Kosovës të dëgjojmë deklarata si tani. Është vështirë të gjejmë fjalë të klasifikojmë këtë mentalitet hezitues, është i frikshëm qëndrimi i LDK-së dhe LVV-së të mos guxojnë të marrin përgjegjësinë për iniciativë të dënimit të gjenocidit serb. Etja për pushtet ua ka marr arsyen totalisht. Këta njerëz edhe viktimat, e gjenocidin serb i kanë më të parëndësishme se sa gjetjen e mundësisë për ta rrëzuar Qeverinë e për të ardhur në pushtet”, ka thënë ai.
Sipas tij LDK dhe LVV me këto gjeste po marrin anë nga ata që kanë kryer krimet serbe në Kosovë.
“Kërkesa e LDK-së dhe LVV-së që të mos votohet inicimi i komisionit që i jep drejtim themelimit të Tribunalit, është marrje e anës të atyre qe 20 vjet e kanë mohuar këtë gjenocid. Kur për herë të parë vjen kjo iniciativë në Kuvend që tenton të sjell drejtësi dhe dy parti politike janë kundër i jep mundësi të festojnë mohuesit e krimeve në Kosovë. Sepse sot mesazhi që dhanë këto parti është që Kuvendi nuk e voton një Tribunal që jep drejtësi dhe përgjigje ligjore për kriminelët që kanë bërë krime gjatë luftës”, ka thënë ai.
Krasniqi i është drejtuar Hotit dhe Konjufcës duke iu thënë se për çfarë dëshirojnë të koordinohen, kur sipas tij dihen krimet që i ka bërë Serbia.
“Çysh mundet me këqyr vetën në pasqyrë një deputet që sot mundohet me shu iniciativën për drejtësi për viktimat që kanë pësuar nga lufta dhe gjenocidi serb. Po më vjen keq që ikën prej seance, veç erdhën i lëshuan do fjalë e ikën,. Hoti tha që duhet të koordinohemi. Për çfarë koordinimi për të shikuar a është gjenocid a jo, për çfarë koordinimi o zoti Hoti. Konjufca tha se jemi vonë, por më mirë sonë se kurrë. Tash a mos ta krijojmë as ushtrinë, apo çysh po mendoni. Jemi vonë sepse kemi besuar në drejtësi ndërkombëtare”, ka thënë ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe