LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët e Maqedonisë kanë në dispozicion 30 milion denarë për efikasitet energjetik për vitin 2019

Qytetarët e Maqedonisë kanë në dispozicion 30 milion denarë për efikasitet energjetik për vitin 2019

Mbi 30 milionë denarë janë përcaktuar për masat për kompensim të shpenzimeve për amvisëritë për ndërrimin e dritareve PVC ose dritareve të aluminit dhe për blerjen e kolektorëve me diell, për të cilat shpalljet publike nga ana e Ministrisë së Ekonomisë u publikuan të premten në pajtim me Programin për promovimin burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëritë për vitin 2019.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dje në konferencë për media potencoi se me masat e parapara, për të cilën janë siguruar pesë milionë denarë do të dedikohen për kompensimin e një pjese të shpenzimeve të blera dhe instalimin e kolektorëve tremal diellor në amvisëri, dhe për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose alumini nëpër shtëpi për vitin 2019, për të cilën masë janë siguruar 25 milion denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me këtë dëshirojmë që edhe një herë të promovojmë burimet e rinovueshme, por në të njëjtën kohë të bëjmë kursime në amvisëri, si dhe të promovojmë mbrojtjen e mjedisit jetësor. Duke marrë parasysh përvojën e viteve të kaluara, do të doja të ftoj nesër të gjitha palët e interesuara që të fillojnë përgatitjen dhe të aplikojnë në Ministrinë e Ekonomisë. Duke pasur parasysh interesin e madh, u bëj thirrje të aplikojnë sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Bekteshi.


Sipas thirrjeve, blerësve të sistemeve për kolektorë diellor (kolektorë, rezervuar për ujë të ngrohtë dhe instalimin e nevojshëm), që do t’i blejnë dhe instalojnë në shtëpitë e tyre pas datës së publikimit të këtij njoftimi e deri më 30 qershor 2019, do t’u rikthehet një pjesë e mjeteve të harxhuara deri në 30 për qind, por jo më shumë se 15.000 denarë.

Për blerësit e dritareve të aluminit ose PVC bashkë me instalimin e nevojshëm, pas datës së publikimit të këtij njoftimi e deri më 30 qershor 2019, do tu rikthehen mjetet e shpenzuara deri në 50 për qind, por jo më shumë se 25.000 denarë, deri në shfrytëzimin e fondeve të parapara për këtë qëllim.

Kushti i vetëm që duhet plotësuar për dorëzimin e kërkesës është që blerësi nuk duhet të ketë shfrytëzuar të drejtën për rikthimin e këtyre mjeteve për qëllimet konkrete në bazë të shpalljeve të mëparshme që ka shpallur Ministria e ekonomisë gjatë viteve të kaluara.

Sipas Ministrisë nga viti 2018, 6.538 familjeve u janë rikthyer mjetet që kanë harxhuar për blerjen dhe instalimin e kolektorëve diellor, ndërsa janë paguar rreth 96 milion denarë, ndërsa në dy vitet e fundit, pas masës për zëvendësimin e dritareve të aluminit ose me PVC kemi subvencionuar 2.350 familje dhe janë paguar rreth 66.000.000 denarë nga Buxheti i vendit.

Për masën e trete, që gjithashtu është mjaft atraktive për qytetarët – njoftimi publik për rikthimin e mjeteve të harxhuara nga blerja e stufave me peletë, në bazë të Programit do të shpallet në tremujorin e tretë të 2019 masë e cila gjithashtu do të kompensojë një pjesë të mjeteve të harxhuara nga blerja e stufave me peletë për amvisëritë në vitin 2019 edhe kjo masë gjithashtu parasheh kompensimin e mjeteve nga blerja e stufave me peletë me shpërndarje lineare në amvisëri, varësisht nga numri i kërkesave që do ti plotësojnë kushtet që i parasheh ky program por jo më shumë se 25.000 denar për amvisëri. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e kësaj mase arrijnë në 20.000.000 denar./Telegrafi/