LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nga KDI: Në të gjitha komunat ka pasur votim me dokumenta të Serbisë

Krasniqi nga KDI: Në të gjitha komunat ka pasur votim me dokumenta të Serbisë

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës, një nga parregullsitë e procesit zgjedhor është edhe votimi me dokumente të Serbisë. Kjo është konfirmuar edhe nga ana e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.

Një gjë të tillë për KosovaPress e thotë edhe Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës. Sipas saj, një fenomen i tillë është vërejtur në katër komunat pa dallim.


“E pranoi se në të gjitha komunat është vërejtur që ka pasur votim të qytetarëve me dokumenta të Serbisë. Në mëngjes ky fenomen ka qenë më i theksuar dhe janë lejuar por më vonë një gjë e tillë është ndërprerë. Ka pasur mos qartësi edhe në mesin e vetë komisionarëve deri në ora 12:00 rreth kësaj çështjeje prandaj disa kanë lejuar dhe disa jo”, thotë ajo.

Megjithatë, ajo nuk ka përmendur shifra sa të tillë kanë votuar.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, janë 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Kurse, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori