Sot, 20 vjet nga Masakra në Burgun e Dubravës, krerët shtetëror të nivelit lokal dhe qendror, u mblodhën në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, për të bërë homazhe pranë varrit të dëshmorit, Enver Topalli.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu vendosi kurora lulesh në varrin e dëshmorit të kombit, Enver Topalli në 20 vjetorin e rënies së tij, në masakrën e Dubravës.
Ndërsa me dhimbje e pikëllim e përkujtoi edhe i biri i Enver Topallit, Edlir Topalli.
“Sot jemi mbledh ta përkujtojmë babin në 20 vjetorin e rënies në Burgun e Dubravës, një ditë e dhembshme që duhet me përkujtu, lavdi për të gjithë dëshmorët e Kosovës që kanë rënë e kanë dhënë jetën, që ne sot të jemi të lirë, ta gëzojmë lirinë” tha i biri i dëshmorit të kombit, Enver Topalli.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyçi vlerësoi lart heroizmin e dëshmorit Enver Topalli dhe sakrificën e gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.
“Sot është dita kur në mënyrën më monstruoze, më makabre, Serbia vrau njerëzit, i bombardoi njerëzit në Burgun e Dubravës. Me të gjitha të drejtat ndërkombëtare, në gjithë botën të burgosurit e kanë një garancion nga shteti që i ka burgosur por shteti që i ka burgosur afër 200 djem të rinj shqiptarë, patriotë, i ekzekutoi në mënyrën më makabre në Dubravë. Në grupin e atyre njerëzve që u ekzekutuan në Dubravë ishte edhe Enver Topalli, Ahmet Hoxha nga Ferizaj. Ne si shoqatë e familjeve të dëshmorëve dhe si komb patjetër se krenohemi me jetën dhe veprimtarinë e Enver Topallit i cili nuk kurseu asgjë nga jeta për kombin dhe atdheun” tha Gafurr Bytyçi, kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë