Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot i nënshkroi dekretet për shpallje të ligjeve për gjykatat, për kontestet administrative, për kundërvajtje dhe për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore. Bëhet fjalë për ligje sistematike, dekretet e së cilës për shpallje nuk u nënshkruan nga ish-presidenti Gjorge Ivanov.
Presidenti Pendaroski, siç njoftojnë nga kabineti i tij, e nënshkroi edhe dekretin për shpallje të Ligjit për energjetikë.
Presidenti Pendarovski konsideron se miratimi i këtyre ligjeve dhe implementimi i tyre i ardhshëm është me interes vital për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me miratimin e ligjeve për gjykata, siç theksohet, plotësohet një nga kërkesat kyçe të Bashkimit Evropian, me qëllim të caktimit të datës për fillimin e negociatave aderuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me miratimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, siç potencohet, do të avancohet funksionimi i shtetit në pjesën punëve të ndërlidhura me sistemin politik, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe parimet që dalin nga kjo Marrëveshje dhe do të mundësohet avancimi dhe mbrojtja e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ligji i ri për energjetikë parashikon zëvendësim të karburanteve fosile me energji të marrë nga burimet ripërtëritëse. Me atë krijohet bazë për zgjidhje të njërës nga çështjet më delikate të shoqërisë tonë, mbrojtje e mjedisit jetësor dhe shëndetin e njerëzve”, qëndron në kumtesën e kabinetit të Pendarovskit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Dëshmia e parë e portugezit Ruben Saraiva, i cili akuzohet për vrasjen e Ardian Nikulajt
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Iu vë flaka me benzinë, policia nis hetimet për djegien e posterit të Kurtit në Skenderaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos