LAJMI I FUNDIT:

LDK: Brovina fajin për mos profesionalizmin e saj po e hedhë tek të tjerët, t’i kërkojë falje ish deputetes Saraçi

LDK: Brovina fajin për mos profesionalizmin e saj po e hedhë tek të tjerët, t’i kërkojë falje ish deputetes Saraçi

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një njoftimi për media ka reaguar ndaj deputetes Flora Brovina e cila ka deklaruar se fotografia i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi.

Në reagimin e LDK-së thuhet se është e papranueshme kjo deklaratë e deputetes. Brovina që tenton që fajin për mos profesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët.

LDK ka kërkuar nga deputetja Brovina të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për mungesën e profesionalizmit nga ana e saj.


“Sot, deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina paska deklaruar se kinse fotografia e publikuar nga vet ajo në Kuvend, dje më 16 maj, i është dorëzuar nga ish deputetja e LDK-së, Mevlyde Saraçi, dikur në vitin 2003.

Është e papranueshme kjo deklaratë e Brovina që tenton që fajin për mos profesionalizmin e saj ta hedhë tek të tjerët. Është e udhës që Brovina të kërkojë falje dhe të marrë përgjegjësi për mungesën e profesionalizmit nga ana e saj. Përgjegjësia profesionale, ligjore, morale dhe etike për dokumentet që prezanton Brovina i takon asaj, vetëm asaj dhe askujt tjetër.

Mirëpresim kërkim-falje nga deputetja Brovina drejtuar Saraçi, LDK-së dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës të cilët i traumatizoi me dokumente të rreme. Një deputete që respekton qytetarët që i kanë besuar votën, sot do të dorëzonte mandatin e saj e jo të tentojë të shfajësojë mos profesionalizmin e saj duke akuzuar të tjerët”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori