LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Brovina ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje

Veseli: Brovina ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se deputetja Flora Brovina ka bërë gabim të madh por ka qenë pa qëllim.

Në një konferencë për media të mbajtur pasdite Veseli  për rastin e publikimit të fotografisë nga ana e deputetes Flora Brovina që doli të ishte e rrejshme, ka thënë se nga ky gabim dëshmohet se trajtimi i së kaluarës nuk duhet të bëhet me nguti

“Zonja Flora Brovina ditën e djeshme ka bërë një gabim të madh, por unë besoj që e ka bërë pa dashje. E them këtë sepse e njoh Florën, veprimtarinë e saj humanizmin e saj, ashtu siç e njeh gjithë Kosova. Gjithsesi ajo është dashur të konsultohet më herët për atë veprim që e ka ndërmarr para se të vinte në seancë. Por ne duhet bashkërisht të nxjerrim mësim nga ky gabim. Ky gabim na mëson se trajtimi i së kaluarës të bëhet në mënyrë profesionale jo të ngutur dhe emocionale, na dëshmon nevojën për institucione të specializuara me ekspert të mirëfilltë dhe mirkualifikuar që i trajtojnë faktet e krimeve në mënyrë rioroze dhe të verifikuara”, ka thënë ai, transmeton telegrafi.


Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë
Lexo po ashtu Brovina e pranon se fotografia që publikoi nuk ishte e luftës në Kosovë

Veseli ka theksuar se gjatë seancës ka kontaktuar me Brovinën dhe i ka kërkuar të mos e shfaq fotografinë për shkak të ndjeshmërisë.

“Ju mendoni se 120 deputetë janë fëmijët e mi, se secili do të vijë tek unë. Mendoni se do të lejoja Serbinë dhe kundërshtarët të kënaqen me një gabim të tillë. Ka ndodhur një gabim i madh i rëndë por nuk duhet të na dezorientoj nga ajo që duam, ngritjen e Tribunalit për gjenocid. S’ka forcë që mund ta ndalë. Ka ndodhur një gabim që na ka dëmtuar neve, ka mundur të mos ndodhë.

Gjatë seancës kam biseduar me Flora Brovinën, e kam parë një njeri të ngarkuar tejet shumë emocionalisht. Ka ardhur me një letër që e mbante me fanatizëm, i kam kërkuar të mos e lexoj në Kuvendin e Kosovës. Kur e ka vendosur aty nuk e kam ditur se mund të jetë e tillë,  kur e kam parë i kam thënë është e rëndë. Do të ishte më mirë të më kishte pyetur një ditë më herët. Nuk është Flora ajo që duhet të linçohet sot, një grua humaniste e ngarkuar emocionalisht. Pse nuk i shiqoni edhe pasojat e gjenocidit serb një grua që ka pësuar shumë herët e deri më tani”, ka theksuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori