LAJMI I FUNDIT:

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Instagram shton ‘Stories’ në sektorin Explore

Sektori Explore i Instagram-it është shumë i mirë për zbulimin e përmbajtjeve të reja në rrjet jashtë, llogarive që ju tashmë ndiqni.

Sipas kompanisë, është përdorur nga më shumë se 50 për qind e llogarive në Instagram çdo muaj.

Kompania në pronësi të Facebook sot njoftoi dizajne të reja për Explore.


Instagram gjithashtu ka shtuar Stories në Explore me këtë ndryshim të fundit që është në përputhje me qëllimin për ta bërë më të lehtë për përdoruesit të zbulojnë video, foto, produkte, dhe tani storiet që janë relevante për interesat e tyre.

Shkoni te Explore tani dhe do të shihni një rubrikë të re navigimi që ka shkurtesat për IGTV dhe Shopping si dhe kanalet e temave që janë të bazuara në interesat tuaja, si ushqimi ose udhëtimi.

Tregimet janë mjaft të popullarizuara në Instagram pasi më shumë se 500 milionë njerëz e përdorin veçorinë çdo ditë të vetme.

Instagram tani do t’i nxjerrë ato në pah edhe në sektorin Explore. /Telegrafi/