Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Ziviq, gjatë ditës së sotme priti në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë në këtë komunë, si dhe për projektet e shumta komunale sidomos atë në ndërtimin e sistemit të ujitjes në fshatin Banjë.
Ministrja Ziviq e njoftoi kryetarin Begaj për format dhe mundësitë e përkrahjes dhe gjithashtu diskutuan për bashkëpunimin mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Komunës së Malishevës në favor të mbështetjes së fermerëve dhe kultivuesve nga kjo komunë.
Ajo tha se Ministria e Bujqësisë do të vazhdojë edhe më tej me mbështetje për fermerët dhe kultivuesit e Malishevës edhe këtë vit dhe vlerësoi punën e kryetarit dhe fermerëve të kësaj ane, pasi është një nga komunat që i ka dhënë një rëndësi të madhe bujqësisë.
Nga ana e tij, kryetari Begaj falënderoi ministren Ziviq për përkrahjen dhe mbështetjen që ky institucion i ka ofruar dhe vazhdon t’i ofroj zhvillimit të sektorit të bujqësisë në komunën të cilën ai e drejton dhe gjithashtu u zotua se do të ofroj gjithmonë gatishmërinë e tij në përkrahje të prodhuesve të kësaj komune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City