LAJMI I FUNDIT:

“Institucionet do ta hetojnë edhe incizimin dhe publikimin e audio-incizimit të Pavle Bogoevskit”

“Institucionet do ta hetojnë edhe incizimin dhe publikimin e audio-incizimit të Pavle Bogoevskit”

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski nëpërmjet një konference për shtyp tha se “të gjitha institucionet do të veprojnë pas padisë së deputetit Pavle Bogoevski ndërsa ne si Qeveri nuk do të deklarohemi për sjelljen e deputetit”.

“Qeveria në të kaluarën gjithmonë është deklaruar kur kanë ndodhur ngjarjet me emërimin e funksionarëve nga Qeveria dhe përgjegjësisë së tyre në ngjarje të caktuara që kanë ndodhur. Në këtë rast, duke marrë parasysh se bëhet fjalë për deputet, i cili është pjesë e legjislacionit, mendojmë se kjo përgjigje duhet ta japin në Kuvend. Edhe pse, pas padisë së deputetit, të gjithë institucionet do të veprojnë sipas rregullave me qëllim që të zbardhet rasti, posaçërisht incizimi, emetimi i materialit që është i ndaluar”, tha Boshnjakovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe deputeti Pavle Bogoevski ka qenë aktual këto ditë për arsye se në internet doli një bisedë e incizuar ku dëgjohet zëri i tij dhe ku akuzohet se ka porositur kokainë, ndërsa deputeti më vonë vërtetoi autenticitetin po se ka porositur vaj marihuane për shërimin e një personi të afërt..


Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM sot la fshesë para Kuvendit të Maqedonisë dhe i bëri thirrje Zaevit që “pastrimin” e paralajmëruar ta nisë nga vetë Bogoevski ndërsa deputeti Artan Grubi tha se duhet të kontrollohen me test droge të gjithë funksionarët që mbajnë poste publike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori