LAJMI I FUNDIT:

Priyanka Chopra tregon se ishte pre e përqeshjes si fëmijë për shkak të dukjes

Priyanka Chopra tregon se ishte pre e përqeshjes si fëmijë për shkak të dukjes
Priyanka Chopra (Foto:John Lamparski/Getty Images/Guliver)

Priyanka Chopra mund të ketë lindur në Indi, por aktorja dhe ish-fituesja në ‘Miss World’, vitet e adoleshencës i kishte shijuar në shkollat e mesme amerikane, ku ylli i Baywatch ka treguar se përjetoi një numër të madh të ngacmimeve raciste për shkak të pamjes.

36-vjeçarja për Associated Press ka ndarë përvojat e pakëndshme gjatë studimeve, që kishte hasur me shokët e klasës për shkak të ngjyrës të lëkurës.

Të gjitha lajmet nga Priyanka Chopra
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Priyanka Chopra

“Unë u trajtova ndryshe, sepse jam ngjyrë kafe. Jam përballur me sjellje me të vërtetë raciste kur isha në klasën e 10-të të shkollës së mesme. Më quanin ‘Brownie’ dhe ‘Curry’, dhe këto gjëra kanë ndikuar shumë në jetën time kur isha fëmijë sepse e afektuan vetëbesimin tim”, ka thënë Chopra.


Priyanka Chopra (Foto: TINA BROWN’S WOMEN IN THE WORLD SUMMIT/TINA BROWN LIVE MEDIA)

“Nuk do ta lejoj askënd më të më bëjë të ndjehem ashtu. Mënyra se si i trajtojmë njerëzit ndryshe, vjen nga bagazhi kulturor që kemi, por megjithatë shoqëria mund të ndryshojë”, vazhdon më tej ajo.

Theksojmë se Priyanka do të startojë në tetor të këtij viti në filmin “Bollywood Sky is Pink”. /Telegrafi/