Kosova ka ligje të mira sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por ka ngecje në zbatimin e tyre.
Kështu u tha sot me rastin e lansimit të projektit “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje faza e dytë”, nga ana e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Me rastin e lansimit të projektit, Isabelle Servoz-Gulluci, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se gratë në Kosovë përballen me diskriminim dhe barriera të ndryshme.
“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje janë shkelje të rënda dhe dukuri është e përhapur gjithandej nëpër botë. Edhe gratë në Kosovë përballen me diskriminim dhe barriera të ndryshme. Duhet të jemi të qartë që janë shkelje të të drejtave të njeriut dhe si të tilla duhet të trajtohen nga institucionet e vendit. Konventa e Stambollit është instrumenti i parë që ka për qëllim trajtimin e diskriminimit ndaj grave. Ajo paraqet një kornizë për ta luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën ne familje”, tha ajo.
Koordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje, Naim Qelaj, tha se Kosova ka ligje të mira sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por ka ngecje në zbatimin e tyre.
“Ky është një vit i ndryshimeve të ligjeve që ka filluar nga Qeveria dhe që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me barazinë gjinore dhe dhunën në familje ose masat që institucionet do t’i ndërmarrin për mbrojtje nga kjo dukuri. Kuvendi i Kosovës, Komisioni parlamentar për të drejta të njeriut ka marrë iniciativën për ndryshimin e ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe unë këtë e kam shfrytëzuar si një momentum i mirë që përmes këtij ligji ne të fuqizojmë mekanizmat që zbatojnë ligjin, duke marrë parasysh raportet që kam pasur në analizë nga e kaluara, por edhe nga vlerësimet e përgjithshme, nga çdo takim si ky sot që del se Kosova ka ligje të mira, por ka ngecje në zbatim. Në vend që të ndryshojmë ligjet ne duhet t’i fuqizojmë mekanizmat që i zbatojnë këto ligje”, deklaroi ai.
Koordinatorja e Projektit Divizioni për barazi gjinore – Këshilli i Evropës, Larissa Kireeva përmendi disa nga qëllimet kryesore të projektit “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, faza e dytë”.
“Ky është një projekt që është planifikuar për dy vjet dhe tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në mars të vitit 2021. Qëllimi i këtij projekti është luftimi i diskriminimit ndaj grave, raportimi, vetëdijesimi i shoqërisë në parandalimin e kësaj dukurie dhe ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e institucioneve”, u shpreh ajo.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, tha se shteti ka detyrime për mbrojtjen e qytetarëve, duke shpresuar që ky projekt do të ndikojë në vetëdijesimin e të gjitha shtresave të shoqërisë.
“Një rast që e patëm para tri javë ditë në Prishtinë një vrasje e dyfishtë dhe një vetëvrasje, të gjitha këto ndodhën gjatë një periudhe të një vikendi dhe nuk pat familje kosovare që nuk është tronditur. Kjo ke informata preliminare që lansohet në media. Në vitin 2002 kjo familje e ka njoftuar Policinë se vazhdimisht ushtrohet dhunë në familje dhe policia i ka thënë se ju si familje e keni prind, e keni babë dhe kurrkush tjetër babë nuk ju bëhet, andaj keni kujdes dhe durojeni. Vazhdohet pastaj në vitin 2004, 2005, paraqitet rasti edhe në gjykata ndodh e njëjta gjë, është familjari juaj që ju ka mbajt e ju ka rrit, kjo është vlerësimi që e marrin.
Pastaj vazhdohet tutje në 2008, prapë vazhdon problemi në polici, paraqitet rasti në gjykatë, lëshohet urdhër mbrojtje mirëpo praktikisht asgjë nuk ndodh. Në 2012 vazhdon storia prapë, familja detyrohet të merr banesë me qira, por për shkak të kushteve të këqija prap ë detyrohen me u bashkua me familje. Në 2017 rasti paraqitet në prokurori, prokuroria bënë dosjen dhe e dërgon në Gjykatë, prej asaj kohe të gjitha institucionet heshtin. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai person ka pasur probleme shëndetësore mendor për të cilat kanë qenë në dijeni institucionet e kujdesit dhe nuk ka ndodhur prapë asgjë”, tha ai.
Ndryshe, projekti është ndërtuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit “Krijimi i hartës së shërbimeve për viktimat e dhunës kundër grave në Kosovë”, të realizuar në kuadër të fazës së parë të projektit në vitin 2017./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Përleshje në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj, një i mitur i lënduar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje