Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe Qendra e Integritetit të Norvegjisë nënshkruan protokoll të qëllimit për Ndërtimin e Integritetit në Sektorin e Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kosovë, njofton MPB përmes një komunikate për media.
Ky projekt është pjesë më e gjerë në Ballkanin Perëndimor të financuar nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme, e ekzekutuar në periudhën 1 prill 2018, deri më 31 dhjetor 2020, ku Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë e ka emëruar CIDS si agjentin ekzekutiv për këtë projekt.
Nënshkrimin e protokollit e bënë, Per Age Christensen në emër të CIDS dhe në emër të MPB-së, Sekretari i Përgjithshëm, z. Lulzim Ejupi.
Me këtë rast Sekretari i Përgjithshëm Lulzim Ejupi falënderoi Mbretërinë e Norvegjisë për mbështetjen dhe ndihmën e ofruar, në kuadër të projektit për ndërtimin e integritetit në sektorin e sigurisë dhe të mbrojtjes, ku përfitues është edhe Ministria e Mbrojtjes.
“Integriteti dhe llogaridhënia janë një ndër shtyllat kryesore të qeverisjes së mirë dhe funksionimit të administratës shtetërore, ku përmes tyre sigurohet dhe promovohet interesi publik kundrejt interesit apo përfitimeve private. Sektori i sigurisë, veçanërisht agjencitë e zbatimit të ligjit, kanë rol kryesor në sistemin e integritetit”, theksoi Ejupi.
Sekretari Ejupi theksoi se Kosova është me fat që është përfitues i projektit të Qendrës së Integritetit të Sektorit të Mbrojtjes dhe bashkërisht do jemi në proces të realizimit të një aktiviteti mjaft të rëndësishëm për Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Në fund Ejupi theksoi se projekti i Ndërtimit të Integritetit do të ndihmojë shtetet tona në procesin integrues në Bashkimin Evropian dhe në krijimin e një sistemi të qëndrueshëm të integritetit dhe llogaridhënies.
“Praktikat e Mbretërisë së Norvegjisë janë shembulli më i mirë për t’u ndjekur, andaj ne besojmë që përmes këtij projekti do të forcojmë integritetin e institucioneve të sigurisë dhe do të rritim në nivel të konsiderueshëm besueshmërinë e qytetarëve ndaj institucioneve”, theksoi Ejupi.
Me këtë projekt priten që të ketë efekte të planifikuara për shoqërinë që do të kenë ndikim në Ankorimin më të thellë të profesionalizmit dhe të barazisë gjinore në aranzhimet e përgjithshme organizative dhe menaxheriale të institucioneve të sigurisë dhe mekanizmi i përgjithshëm për ta promovuar integritetin dhe për t’i zvogëluar rreziqet e korrupsionit në institucionet e mbrojtjes dhe të sigurisë në mënyrë më gjithëpërfshirëse dhe efektive.
Pjesë e këtij projekti janë edhe shtetet si: Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë