LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gjakovës kundër gurëthyesit në fshatin Kusar

Komuna e Gjakovës kundër gurëthyesit në fshatin Kusar

Banorët e fshatrave Kusar, Dol, Pjetërshan, Lipovec, Raçë, Moglicë të Komunës së Gjakovës sot protestuan në afërsi të Shpellës së Kusarit kundër dëmtimit të pyjeve nga gurthyesit.

Ata thanë se zona e Kusarit dhe Bjeshkët e Pashtrikut janë zona të mbrojtura të natyrës, por eksplatuesit ilegal gurthyesit kanë filluar gërmimet e maleve deri në shkatërrim

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Komuna e Gjakovës që doli kundër gurëthyesit në fshatin Kusar.


Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se edhe ai është i shqetësuar lidhur me trajtimin e zonës përreth Shpellës së Kusarëve.

Gjini tha se i është drejtuar me kërkesë zyrtare ministres së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ministrit të Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor, Agjensionit për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës si dhe kryeministrit Haradinaj lidhur me ndalimin e eksploatimin dhe thërrmimin e gurit gëlqeror në fshatin Kusar.

“Komuna e Gjakovës praktikisht nuk jep leje për veprimtari të tilla dhe me anë të asaj shkrese ne kemi kërkuar që të revokohet ajo leje e cila ka ndodhur pa dijenin time. Komuna gjatë këtij viti parasheh që të investojë në këtë zonë dhe ta kthejë në pikë turistike. Ne kemi tenderuar dhe po ndërtojmë shtigjet për hapjen e shpellave në fshatin Kusar, gjithashtu në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës jemi duke ndërtuar rrugën për tek ‘Maja e Kunorës’, një tjetër zonë turistike e komunës së Gjakovës”, deklaroi Gjini.

Ai ka lutur operatorët dhe qytetarët që njoftimet që lëshon Komuna e Gjakovës të mos i përdorin si leje sepse ato nuk janë të tilla./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Bojkotimi i tri kanaleve televizive nga LVV-ja, sekretari i partisë i përgjigjet kritikave

Lajme
Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Elezi: Disa pako me fletëvotime që janë dërguar direkt në përfaqësitë diplomatike, nuk konsiderohen të rregullta

Politikë
“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

“Telashe” për Elon Musk, tatimet shqiptare sekuestrojnë kompaninë “Starlink Albania”

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

AGK: Zgjedhja e Besnik Berishës për kryetar të KPM-së ngre pikëpyetje ligjore

Lajme
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori