LAJMI I FUNDIT:

Furgoni godet aeroplanin e Merkel, detyron kancelaren të vonojë kthimin e saj në Berlin (Foto)

Furgoni godet aeroplanin e Merkel, detyron kancelaren të vonojë kthimin e saj në Berlin (Foto)

Aeroplani i Angela Merkelit u la i dëmtuar pasi një simpatizante e saj e ngazëllyer, gjegjësisht furgoni i saj goditi aeroplanin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja, e cila punon në Aeroportin e Dortmundit në Gjermani, po ngiste automjetin kur vuri re aeroplanin e kancelares gjermane dhe doli me shpejtësi nga vetura e saj për të bërë një fotografi.


Por, pasi kishte harruar të aktivizonte frenin, automjeti goditi hundën e aeroplanit, duke i shkaktuar një dëm të vogël, si pasojë e të cilit Merkel u detyruar të vonojë kthimin e saj në Berlin.

Kështu, kancelarja gjermane, e cila nuk ishte në aeroplan në atë moment, duhej të fluturonte me helikopter. /Telegrafi/