Gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin, Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj zhvilloi një seri takimesh me parlamentarë gjermanë, në kuadër të një komunikimi intensiv me Bundestagun, sidomos me përfaqësues të grupeve politike dhe komisioneve parlamentare të angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian, zgjerimit dhe Ballkanit Perëndimor.
Konkretisht, Cakaj u takua me Norbert Röttgen, Kryetari i Komitetit Parlamentar për Politikën e Jashtme në Bundestag, me Katrin Staffler, Reportere për Shqipërinë në Komitetin për Çështjet Evropiane, me Thomas Hacker nga Demokratët e Lirë (FDP), njëkohësisht dhe Raporter i FDP për Shqipërinë, me Patrick Sensburg, Kryetar i Komitetit të Shqyrtimit të Zgjedhjeve, Imunitetit dhe Procedurave ligjore, në Bundestag dhe me Manuel Sarrazin, Reporter për Shqipërinë, Përfaqësues i të Gjelbërve në Komitetin e Çështjeve Evropiane në Bundestagun gjerman.
Ministri në detyrë Cakaj shprehu vlerësimet maksimale për angazhimin e Gjermanisë dhe vëmendjen e kushtuar ndaj Shqipërisë, çka demonstrohet nga fokusi i shtuar i Bundestagut dhe numri i lartë i vizitave të parlamentarëve gjermanë në vendin tonë.
Ai u paraqiti përfaqësuesve të Bundestagut, një tablo të detajuar të ecurisë së deritanishme të procesit të vettingut dhe reformës në drejtësi, rezultatet e arritura në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe bashkëpunimit të ngushtë me agjencitë ligj zbatuese të vendeve partnere.
Ministri në detyrë Cakaj u kërkoi përfaqësuesve të Bundestag-ut vazhdimin e mbështetjes ndaj Shqipërisë në rrugëtimin e procesit të saj transformues, në kuadër të çeljes së negociatave për anëtarësim, bazuar në meritë dhe në përmbushje të procesit të reformave.
Në takimin me Norbert Rottgen, ky i fundit rikonfirmoi idenë dhe bindjen e tij se BE-ja nuk është e plotësuar pa Ballkanin Perëndimor, duke siguruar mbështetjen për negociatat dhe nxitjen e procesit.
Gjatë takimit me Hacker, bashkëbiseduesit ndanë mendimin se koncepti dhe interesi i përbashkët evropian nënkupton një rajon të integruar, të qëndrueshëm dhe të sigurt, por në këtë drejtim perspektiva e integrimit në BE, është një promotor i shkëlqyeshëm për kapërcimin e nacionalizmave dhe konflikteve të së shkuarës në Ballkan.
Ndërkohe që Patrick Sensburg, shprehu vlerësimin e tij për ecurinë e proceseve integruese dhe theksoi rëndësinë e promovimit të arritjeve të Shqipërisë jo vetëm me zyrtarët publikë në Gjermani por edhe me qytetarët gjermanë, për të kuptuar proceset e rëndësishme që po ndërmerr Shqipëria, si dhe efektet që kanë këto procese edhe në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.
Në takimin e Ministrit në detyrë Cakaj me Manuel Sarrazin, ky i fundit u shpreh se Komisioni Evropian dhe politika gjermane duhet të marrin sa më parë një vendim pozitiv për Shqipërinë, për t’i mundësuar asaj një perspektivë të qartë e të besueshme evropiane, si e vetmja alternativë e qenësishme për vendin.
Deputeti e njëkohësisht reporteri për Shqipërinë, Sarrazin, vlerësoi shkëmbimin e informacionit konkret dhe të detajuar sa i takon reformave të ndërmarra në Shqipëri dhe u shpreh se jo vetëm personalisht, por edhe në emër të së Gjelbërve, e mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Në përgjigje të kësaj fryme pozitive dhe tejet inkurajuese të përfaqësuesve të Bundestagut gjerman, ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj vlerësoi Gjermaninë si një partnere kryesore që ka qenë dhe mbetet luajale ndaj zhvillimeve politike dhe ekonomike në rajonin e Ballkanit, pa mbështetjen e së cilës, procesi i integrimit nuk do të ishte i mundur për asnjë nga vendet e rajonit tonë.
Ministri Cakaj u rikonfirmoi të gjithë përfaqësuesve të Bundestagut, vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të vijuar me ritmet e duhura për konsolidimin e reformave kyçe dhe përgatitjet për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës