LAJMI I FUNDIT:

Veseli në teatër, sheh shfaqjen e dhimbshme për refugjatët kosovarë

Veseli në teatër, sheh shfaqjen e dhimbshme për refugjatët kosovarë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli së bashku me bashkëshorten e tij Violetën, kanë shkuar në Teatrin Kombëtar për ta parë shfaqjen “Bryma e vdekjes”.

“Kjo dramë, nëpërmjet lojës së shkëlqyer të aktorëve, rikthen në mënyrë të arritur artistike përjetimet e refugjatëve kosovarë në kampin famëkeq të Bllacës, pasi ishin deportuar në mënyrë mizore nga forcat serbe”, kështu shpjegon Veseli shfaqjen me tekst të tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës.


Postimi i plotë i Veselit:

“Në Teatrin Kombëtar, për shfaqjen e dhimbshme “Bryma e vdekjes”, me tekst të Milazim Krasniqit dhe regji të Burbuqe Berishës. Kjo dramë, nëpërmjet lojës së shkëlqyer të aktorëve, rikthen në mënyrë të arritur artistike përjetimet e refugjatëve kosovarë në kampin famëkeq të Bllacës, pasi ishin deportuar në mënyrë mizore nga forcat serbe. Kjo vepër prekëse vjen veçanërisht e mirëpritur me rastin e 20-vjetorit të përfundimit të luftës, si një homazh, por edhe dokumentar, për tmerret e përjetuara nga popullsia civile e shpërngulur me dhunë. Ne kemi detyrë që të punojmë për ta mbajtur të gjallë memorien kolektive për ato ngjarje, sepse vetëm ashtu mund të sigurojmë që ato nuk do të përsëriten më dhe që drejtësia do vihet në vend”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori