Lidhur me seancën e sotme të Kuvendit ët Kosovës, ku është debatuar për Telekomin, Z-Mobile ka vlerësuar se kanë pasur pritjet që seanca e sotshme parlamentare do të shfrytëzohej për të gjetur një zgjidhje për të ndihmuar ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës.
“Por, jemi të habitur se si disa politikanë e shfrytëzuan për të hedhur baltë mbi kompaninë tonë, Z-Mobile”, thuhet në komunikatën e Z-Mobile.
Komunikata e plotë e Z-Mobile:
Kemi pasur pritjet që seanca e sotshme parlamentare do të shfrytëzohej për të gjetur një zgjidhje për të ndihmuar ndërmarrjen publike “Telekomi i Kosovës”.
Por, jemi të habitur se si disa politikanë e shfrytëzuan për të hedhur baltë mbi kompaninë tonë, “Z-Mobile” .
Është hera e dytë që njëri prej politikanëve, kryetari i VV-së z. Albin Kurti”, shfrytëzon foltoren e Kuvendit të Kosovës për të spekuluar kundër kompanisë sonë.
Është hera e dytë që ai fshihet prapa imunitetit të deputetit për të pamundësuar subjektet që janë viktimë e tij që ta padisin.
Përbëjnë shpifje deklaratat e tij se “Z-Mobile” ka pretendime që ta përvetësojë “Telekomin e Kosovës” dhe se kontrata mes palëve përbën krim të organizuar.
Kompania “Z-Mobile”, ka pretendime të marrë vetëm atë që i takon: Zbatimin e kontratës së lidhur mes palëve. Këtë të drejtë ligjor i ka dhënë edhe Gjykata Ndërkombtare e Arbitrazhit në Londër.
Është e palogjikshme që për një kompani private, e cila nuk po arrinë të gëzojë të drejtën e vetë ligjore për shkak të papërgjegjësisë së menaxhmentit të “Telekomit të Kosovës”, të thuhet për të se ka synime që ta përvetësojë tërë ndërmarrjen publike.
Nëse ne do ta kishim këtë fuqi, atëherë do të zgjateshin me vite lutjet tona drejtuar menaxhmentit të Telekomit të Kosovës për ta zbatuar kontratën mes nesh.
Kjo gjuhë e përdorur kunder nesh përveç që është shpifje është edhe dashakeqëse. Tenton që të njollosë një kompani private që është një prej punëdhënëse më të mëdhenj në Kosovë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj vendor.
Gjuha që përdorë Kurti kundër sektorit privat është frikësuese. Fakti që ai linçon një kompani private, të cilës i është dhënë të drejtë nga një gjykatë ndërkombëtare, krijon situatë frikësuese për investitorët e huaj që janë të pranishëm apo synojnë që të vijnë në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit