LAJMI I FUNDIT:

Arabia Saudite thotë se stacionet e naftës i janë sulmuar nga dronë të armatosur

Arabia Saudite thotë se stacionet e naftës i janë sulmuar nga dronë të armatosur

Arabia Saudite ka thënë se dronë të armatosur goditën dy stacione pompimi të naftës që i përkasin gjigantit të naftës shtetërore Aramco, ndërsa sulmet e tjera synonin infrastrukturën e energjisë në vende të tjera në mbretëri.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ndaj stacioneve të pompimit u bë herët të martën, duke shkaktuar dëme të vogla në një nga stacionet që furnizonin një tubacion që vinte nga Provinca Lindore e pasur me naftë në portin Yanbu në Detin e Kuq, tha në një deklaratë ministri i Energjisë Khalid al-Falih të përcjellë nga agjencia shtetërore e shtypit Saudite (SPA).


Zjarri që shpërtheu u vu nën kontroll më vonë, por Aramco ndaloi pompimin e naftës përmes tubacionit.

“Saudi Aramco ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka mbyllur përkohësisht tubacionin për të vlerësuar gjendjen e tij”, citohet të jetë thënë në deklaratë.

Siç shkruan AlJazeera, më parë të martën, një stacion televiziv i drejtuar nga rebelët Houthi të Jemenit, një grup i lidhur me Iranin, tha se grupi nisi sulmet në instalimet e Arabisë Saudite, pa identifikuar objektivat dhe kohën e sulmeve.

Kjo vjen një ditë pasi Riadi tha se dy nga tankerët e saj të naftës ishin midis katër anijeve të sulmuara në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ndërsa, siç thuhet tutje, kanali televiziv Al Masirah i drejtuar nga Houthi përmendi një zyrtar ushtarak Houthi duke thënë se “shtatë dronë kryen sulme mbi instalimet vitale saudite”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori