LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitari në rastin “Monstra”: Ditën e vrasjes asnjërin nga të akuzuarit nuk i kam parë tek Liqeni i Smillkovës

Dëshmitari në rastin “Monstra”: Ditën e vrasjes asnjërin nga të akuzuarit nuk i kam parë tek Liqeni i Smillkovës

Në seancën e sotme për rastin “Monstra” që ndodhi në vitin 2012 në Liqenin e Smillkovës, me kërkesë të mbrojtjes ka dëshmuar dëshmitari Ramadan Murati.

Ai tha se më 12 prill, në ditën kur ka ndodhur vrasja, ka punuar në fushat në Liqenin e Smillkovës, që i ka poseduar i akuzuari Fejzi Aziri. Dëshmitari Murati tha se, as atë ditë e as më parë, Aziri nuk ka qenë në afërsi të liqenit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa për të akuzuarit tjerë Murati tha se nuk i njeh dhe se nuk i ka parë në rrethinën ku ka punuar.


Ai shtoi se në ditën e vrasjes, deri kur është larguar nga fushat tek liqeni, nuk ka dëgjuar krisma, e as nuk ka vërejtur diçka të pazakonshme. Ai shtoi se nga fushat është larguar kur ka filluar të errësohet, gjegjësisht në orën 20:00.

Pasi avokatët e të akuzuarve përfunduan me marrjen në pyetje të dëshmitarit, prokurorja speciale Fatime Fetai, tha se dëshmitë e sotme të Muratit janë në kontradiktë me atë që është thënë në gjykimin e parë për këtë rast më 27.06.2013.

Sipas Fetait, kontradikta është së pari në orën që e përmend Murati kur është larguar nga fushat, ndërsa më pas edhe në lidhje me të punësuarit që i ka angazhuar të punojnë në fusha.

“Në dëshminë e parë keni thënë se vendin e keni lëshuar në orën 19:00, ndërsa sot thatë në orën 20:00. Gjithashtu sot thatë se për punën në fusha keni angazhuar kushërinjtë tuaj, ndërsa në gjykimin e parë keni thënë se për punën e fushës keni angazhuar punëtorë nga Shutka dhe kosovarë që kanë ardhur si emigrantë”, tha Fetai.

Prokurorja Fetai në fillim të gjykimit kërkoi përshpejtim të procesit gjyqësor për rastin “Monstra”. Ajo kërkon që numri më i madh i dëshmitarëve të propozuar, të dëgjohen brenda një seance.

Fetai nga dëshmitarët e propozuar nga mbrojtja njohu vetëm dy, të cilët kanë dëshmuar edhe në procedurën e parë, në mesin e të cilëve edhe Ramadan Murati.

Ajo tha se që të propozohen dëshmitarë të rinj, së pari duhet të dëgjohen ata që janë propozuar më herët.

Gjykatësi Ognen Stavren tha se seanca e radhës do të mbahet më 5 qershor, me dëgjimin e dëshmitarëve që kanë dëshmuar në procedurën e parë gjyqësore për këtë rast.

Ndryshe, për vrasjen e pesëfishtë tek Liqeni i Smillkovës me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Azziri dhe Sami Luta.

Ndërsa Gjykata e Lartë në muajin dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi aktvendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin dhe u caktoi masa të kujdesit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori