Njazi Thaçi: KEK-u me prodhim të mjaftueshëm të rrymës, vitin e kaluar fituam mbi 17 milionë euro (Video)
Drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njazi Thaçi, në Emisionin “EKONOMI” në Telegrafi.com me gazetarin Lulzim Ahmeti, ka folur për punën që po bëhet në blloqet e termocentraleve, si dhe për punën në nxjerrjen e thëngjillit në mihje.
Ai ka treguar se kanë filluar remontet dhe përgatitjet për dimër në dy blloqe dhe se këtë vit do ta kenë me më shumë prodhim vendor të energjisë elektrike.
“Falë punëtorëve dhe angazhimit maksimal të të gjithëve kemi arritur që ta kemi një vit të suksesshëm me një performancë të jashtëzakonshme – madje i kemi tejkaluar edhe planifikimet për 8 për qind. Po ashtu është stabilizuar prodhimi i energjisë elektrike në blloqet e termocentraleve ‘Kosova A’ dhe ‘Kosova B’”, tha Thaçi.
Ai ka treguar se aktualisht janë dy blloqe në remont, blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”, si dhe blloku B1 i Termocentralit “Kosova B”.
“Aktualisht jemi duke prodhuar 550 megavatë orë energji elektrike në një bllok 1 në ‘Kosova B’ dhe dy blloqe të ‘Kosovës A’. Ka prodhim të mjaftueshëm për t’i furnizuar me rrymë konsumatorët, por me rënien e kërkesës për furnizim janë krijuar edhe teprica të energjisë elektrike dhe gjatë natës dhe hedhen në treg”, tha drejtori menaxhues i KEK-ut, duke treguar se gjatë dimrit pritet të jenë në prodhim 5 blloqe, tre të Termocentralit “Kosova A”, si dhe dy blloqe të Termocentralit “Kosova B”.
“Ashtu siç e kemi kaluar dimrin e kaluar me një performancë të mirë në prodhimin e energjisë elektrike, kemi pasur edhe një performacë të mirë financiare me 17 milionë euro fitime. Kemi rritur edhe projektet kapitale duke i ulur shpenzimet operative”, tha drejtoi menaxhues i KEK-ut, Njazi Thaçi.
Një problem për KEK-un është mosha e të punësuarve ku aktualisht shkon mbi 55 vjet. Sipas tij, për të plotësuar nevojat, KEK-u ka pasur edhe një konkurs për punësime të reja.
Njazi Thaçi ka folur edhe për pagat jubilare dhe përcjellëse, si dhe mënyrën e përfitimit.
Drejtori i KEK-ut, në Emisionin “EKONOMI” ka folur edhe për investimet e kësaj korporatë për ambient.
Sipas tij, përveç investimeve në filtra të termocentraleve, ata kanë investuar edhe në forma të ndryshme nga viti 2010 mbi 50 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova