LAJMI I FUNDIT:

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në kategorinë junior të WBC

Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote në kategorinë junior të WBC

Jurgen Uldedaj u shpall kampion bote në kategorinë junior të WBC, një prej organizimeve më të rëndësishme në botën e boksit.

Boksieri shqiptar triumfoi ndaj Krzysztid Twardowski, me 97 pikë përballë 93 pikëve të polakut.


Uldedaj bëhet kështu, i pari boksier shqiptar që fiton titullin kampion bote në ndeshjet e World Boxing Council, një prej 4 organizatave më të rëndësishme të boksit në botë.

Dhe jo vetëm: Jurgen Uldedaj ka shënuar 11 fitore radhazi, pa asnjë humbje. Megjithatë, fitorja nuk erdhi pa dhembje. Në raundin e 4-t, ai pësoi një dëmtim në krahun e djathtë.

Emocionet dhe krenarinë për fitoren madhore, Uldedaj e ndau në rrjetet sociale, duke e celebruar triumfin me këto fjalë:

“Kjo ishte një ndeshje për t’u mbajtur mend. I plagosur, me dorën e djathtë të thyer nga raundi i katërt tek i dhjeti, ia dola përsëri të qëndroja i pamposhtur.

I përulem dhe i jam mirënjohës ekipit tim, familjes dhe miqve. Gjithmonë mbështetësit e mi më të mëdhenj. Faleminderit që ishit pranë meje në një tjetër fitore.