LAJMI I FUNDIT:

Babai qe goditi djalin me predhë në Ferizaj dënohet me 8 muaj burg

Babai qe goditi djalin me predhë në Ferizaj dënohet me 8 muaj burg

Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media njofton se ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit R.M, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale lëndim i rëndë trupor.

Kryetari i trupit gjykues Sahit Krasniqi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprat penale me të cilën e ngarkon akuza, të njëjtin e shpalli fajtor dhe gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëqind (500) euro .

I pandehuri R.M, akuzohet se më 16 prill 2019 në fshatin Jezercë – Komuna e Ferizajt, përkatësisht në oborrin e shtëpisë, i pandehuri i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit – djalit te tij Rr.M, në të mënyrë që pas një mosmarrëveshje mes tyre, nga brezi ka nxjerr revolen, ashtu që nga afërsi rreth 1deri 2 metra ka shtënë në drejtim të këmbeve të tij, me ç’rast me një predhë e godet në këmbën e djathtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore të përshkruara si ekspertizën mjekësore të datë 26.04.2019./


Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori