LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë, zbulohet dizajni i iPhone 11R (FOTO)

Për herë të parë, zbulohet dizajni i iPhone 11R (FOTO)

Apple ka një kohë të vështirë për të mbajtur sekret modelet e iPhone-it të gjeneratës së ardhshme. Jemi ende katër muaj larg lansimit dhe ne kemi parë tashmë disa dizajne të rezolucionit të lartë të iPhone XS dhe iPhone XS Max, që thuhet se quhen iPhone 11 dhe iPhone 11 Max.

Sidoqoftë, deri tani nuk kemi parë pasardhësin e XR-së të rangut të mesëm, së paku deri tani.

@OnLeaks ka botuar një vështrim të hershëm në dizajnimin e iPhone më të përballueshëm, bazuar në modelet CAD të përdorura gjatë procesit të prodhimit në Foxconn.


Meqenëse këto dizajne përdoren për prodhimin e pajisjeve dhe lejojnë firmat e palëve të treta për të ndërtuar mbështjellës të telefonave për pajisjet që ende nuk janë paralajmëruar, këto lloje të rrjedhjeve pothuajse gjithmonë kanë një saktësi të qëndrueshme.

Twitter leakster @OnLeaks bashkëpunoi me Pricebaba për të publikuar dizajnet me rezolucion të lartë.

Sipas rrjedhjes së re të iPhone 11R, telefonët e gjeneratës së ardhshme duken pothuajse identike me paraardhësit e tij. /Telegrafi/