Analizë
Unë e kuptoj shumë mirë pikëllimin që ndjenë francezë, pas zjarrit shkatërrues që përfshiu pak ditë më parë Notre Dame në Paris. Më e çuditshme është ndjenja e turpit që korrespondentja e “The Guardian” në Paris, Anxhelik Krisafis, e theksoi në raportin e saj. “Ne e lamë të atë digjej para syve tanë”- thotë ajo, duke cituar një grua të moshuar që ishte duke qarë.
Kjo ndjenjë, nxiti analistin e “The Spectator”, Xhonatan Miler të pyeste:”Paska edhe një turp për një ngjarje të tillë? Si mund të shpjegohet kjo?”. Si Krisafis ashtu edhe Miler, kanë jetuar në Francë për vite me radhë, dhe raportojnë nga terreni. Dhe turpi që ata identifikuan, duket i vërtetë.
Në pamje të parë, kjo tingëllon shumë e çuditshme. E pse dikush duhet të ndjejë turp për një aksident? Për të kuptuar këtë, mendoni për reagimet në Korenë e Jugut, pas fundosjes së tragetit MV Seëol në vitin 2014:304 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit, kryesisht student, humbën jetën.
Siç e theksoi një analist vendas:“Kombi ynë, është nxitur për gjysmë shekulli të bëhet i pasur. Por ne kemi bërë një sy qorr, ndaj synimit për të qenë një shoqëri e civilizuar dhe e sigurt”. Populli korean, e pa pra tragjedinë si një dështimi të shoqërisë në tërësi, dhe jo të një kompanie të veçantë tragetesh.
Kjo shpjegon gjithashtu edhe turpin e bashkësisë koreane në SHBA, pas vrasjeve që kreu Seung-Hui Cho në Universitetin Virginia Tech në prillin e vitit 2007. Seung-Hui, vrau 32 vetë dhe plagosi 17 të tjerë, para se të kryente vetëvrasje, në masakrën më të rëndë të ndodhur ndonjëherë në ndonjë shkollë në historinë amerikane.
Sikurse u shpreh filozofi Tamler Somers, “koreanët nuk e përjetuan thjesht me turp aktin e vrasësit të Virginia Tech, ata u ndjenë përgjegjës për të”. Nuk është thjesht një rastësi që të dy këta shembuj përfshijnë koreanët. Turpi kolektiv, është diçka që ne e lidhim më shumë me kulturat jo-perëndimore, veçanërisht ato aziatike në lindje.
Antropologët bëjnë dallimin midis kulturave të fajit dhe asaj të turpit. Kombet perëndimore, janë zakonisht kulturat të fajit, ku fokusi është tek fajësia individuale, dhe ndërgjegja personale. Me këtë fokus mbi individin, në mënyrë që dikush të mbajë përgjegjësi, dhe që po individi duhet të kenë një rol të drejtpërdrejtë në një akt kriminal apo aksident.
Shoqëritë e Lindjes, janë më shpesh kultura të turpit, ku njerëzit ndajnë një ndjenjë përgjegjësie, dhe ku faji shprehet publikisht. Me theks tek grupi shoqëror, njerëzit shpesh janë krenarë apo të turpëruar për atë që bëjnë anëtarët e komunitetit të tyre, pavarësisht nëse ata kanë apo jo vetë ndonjë përgjegjësi të drejtpërdrejtë.
Fakti që shumë francezë, ndjenë instinktivisht turp për shkatërrimin e Notre Dame, është një dëshmi se kulti i individualizmit, nuk ka triumfuar ende plotësisht në Perëndim. Ka ende shumë njerëz, që e kuptojnë instinktivisht se kur dicka në shoqëri shkon keq, anëtarët e saj duhet të ndajnë përgjegjësinë për këtë.
Ashtu si edhe antropologët, që përdorin dallimin mes turpit dhe fajit, ideja se Perëndimi është individualist, dhe Lindja kolektiviste, është tepër e thjeshtëzuar. Turpi me atë që ndodhi me Notre Dame, tregon se edhe në Perëndimin e dominuar nga individualizmi, kemi një vetëdije të fortë të nënkuptuar, se të gjithë janë tek e fundit një produkt i shoqërisë së tyre.
Ju nuk mund të ndaheni se kush jeni, nga kultura në të cilën jeni zhvilluar. Shoqëria, nuk është thjesht një koleksion individësh të atomizuar. Ne jemi pjesë e së njëjtës prerje kulturore. Ideologjia e individualizmit, e lufton ende këtë koncept. Kur Margaret Theçër tha “Nuk ekziston diçka e tillë si shoqëria. Ka burra dhe gra individualë, dhe ka familje”, ajo po bënte pak më shumë se sa përsëritja e sensit individualist. Madje edhe në atë kohë, shumë njerëz e dinin intuitivisht se ajo e kishte gabim.
Pranimi i legjitimitetit të fajësisë kolektive, nuk do të thotë që francezët duhet të turpërohen realisht, për neglizhencën e treguar ndaj trashëgimisë së tyre. Zjarri në Notre Dame, mund të ishte thjesht një aksident fatkeq. Por kjo ndjenjë është si faji që ndjen prindi kur diçka ndodh me fëmijën e tyre, të cilën ata e kuptojnë më vonë ishte e gabuar.
Gjithsesi, është instinkti i duhur për të pyetur, nëse e keni përmbushur detyrën tuaj të kujdesit prindëror. Impulsi për ta parë veten dhe shoqërinë tuaj, në vend se të ngresh gishtin mbi individët e fajshëm është fisnik, edhe nëse tek e fundit francezi e gjykon veten se është i pafajshëm.
Shumë nga ata që i rezistojnë idesë, se turpi apo fajësia kolektive është gjithmonë i përshtatshëm, shfaqin një standard të dyfishtë, mbi atë që janë më se të lumtur të ndajnë bashkë krenarinë kolektive.
Pak njerëz mendojnë se mund të ndihen në siklet, para atletëve britanikë që fitojnë medalje të arta olimpike, apo që mburren me shkëlqimin e artit dhe kulturës britanike. Duket se vullneti
ynë që e sheh veten si të lidhur me një shoqëri më të gjerë, nuk varet nga asnjë qëndrim i fortë ndaj asaj që na bën individë, por thjesht nga ajo nëse rezultati i asaj identifikimi reflekton për mirë ose keq mbi ne.
Duhet të jemi më të ndershëm. Ne nuk jemi aq të pavarur dhe autonomë sa dëshirojmë të mendojmë. Kur këmbëngulim që dështimet e shoqërisë sonë, nuk kanë të bëjnë fare me ne, e mohojmë se kush jemi vërtet.
Shënim: Julian Baggini, është shkrimtar dhe filozof “The Guardian” – Bota.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Gruaja amerikane i mbijeton transplantit të veshkës së derrit për 61 ditë, bën histori
Zgjedhjet në Bjellorusi as të lira e as të drejta, BE paralajmëron sanksione
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës