LAJMI I FUNDIT:

Është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit biografik “Judy”

Është publikuar paraqitja e shkurtër e filmit biografik “Judy”
Renee Zellweger në rolin e Judy Garland (Foto: Entertainment Weekly)

Drama e shumëpritur biografike, “Judy”, e ka prezantuar paraqitjen e shkurtër për fansat që mezi presin ta shikojnë.

Filmi sjell detajet më interesante nga jeta e Judy Garland – këngëtares, valltares dhe aktores amerikane.


Ngjarja e filmit është vendosur në vitet e gjashtëdhjeta në Londër dhe ka për tematikë turneun e Garland në kryeqytetin anglez, i cili asokohe ka zgjatur pesë javë.

Kjo dramë me elemente mjuzikli është bashkëproduksion amerikano-britanik, ndërsa rolin kryesor e luan Renee Zellweger.

Filmi me regji të Rupert Goold pritet të jepet premierë më 27 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/