LAJMI I FUNDIT:

OKB: Tërheqja e rebelëve Huthi nga portet në Jemen është sipas planit

OKB: Tërheqja e rebelëve Huthi nga portet në Jemen është sipas planit

Kombet e Bashkuara thonë se ka nisur tërheqja e rebelëve Huthi nga tri portet në Detin e Kuq në perëndim të vendit. Tërheqja e tyre, që është mundësuar pas arritjes së një marrëveshjeje për paqe, sipas OKB-së po shkon sipas planit.

OKB-ja po monitoron tërheqjen e rebelëve Huthi që mbështeten nga Irani, nga ndërtesat e porteve në Saleedf dhe Ras Isa, të cilat rebelët i kanë pasur nën kontroll që prej vitit 2014. Monitoruesit e OKB-së do të raportojnë për tërheqjen e rebelëve më 15 maj para Këshillit të Sigurimit.


“Të tri portet janë monitoruar nga ekipet e Kombeve të Bashkuara dhe teksa forcat ushtarake u larguan që aty, Rojet Bregdetare morën përgjegjësinë për sigurinë”, thuhet në njoftimin e OKB-së.

Ky njoftim i OKB-së vjen një ditë pasi Qeveria në Jemen akuzoi rebelët se po gënjejnë se do të tërhiqen nga portet.

OKB-ja kishte njoftuar më 10 maj se rebelët janë pajtuar që në mënyrë të njëanshme të tërheqin trupat e tyre nga tri portet në Detin e Kuq. Kjo tërheqje e trupave është planifikuar që të zgjasë për katër ditë.

Sipas marrëveshjes së paqes, të arritur në muajin dhjetor, forcat pro-qeveritare në Jemen, po ashtu do të tërhiqen nga pozicionet e tyre në periferi të Hodidah dhe më pas do të nisë edhe faza e dytë e marrëveshjes, që parasheh tërheqjen e mëtejshme të trupave të të dyja palëve. /REL/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori