LAJMI I FUNDIT:

Vetura godet këmbësorin në Pejë (Foto)

Vetura godet këmbësorin në Pejë (Foto)

Një këmbësor është goditur nga një veturë sonte në Pejë.

Ngjarja ka ndodhur pas orës 21:00 në pjesën e qytetit te Çarshia e Gjatë, kur vetura në lëvizje e ka goditur këmbësorin.


Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes i kanë thënë Telegrafit se këmbësori i goditur nga automjeti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga Policia lidhur me rastin, por zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, nuk e ka hapur telefonin.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar shkaqet e këtij aksidenti. /Telegrafi/