Rikthehet tensioni gjatë protestës së opozitës në Shqipëri, e cila nga bulevardi ku nisi përpara sheshit të godinës së Qeverisë, u transferua rreth orës 21.00 përpara godinës së Parlamentit.
Sapo kanë mbërritur aty, nga mbështetësit e opozitës një breshëri koktej Molotovi u lëshua drejt hyrjes qëndrore, e cila u mbulua nga flakët. Policia ndërhyri me pompat e ujit për të shuar zjarrin, dhe më pas me gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Në fakt, protesta e mbrëmjes së sotme, e 12-ta në radhë që nga 16 shkurti kur Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe aleatët e së djathtës u larguan nga parlamenti duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, nisi me tensione që në hapje të saj.
Tymuese dhe qeska me bojë nisën të hidheshin drejt dritareve te ndërtesës që në momentet e para. Ato u pasuan nga shishe të shumta Molotov, jo vetëm drejt portës qendrore të Kryeministrisë por dhe drejt godinës përballë të Parlamentit. Mësohet se afër 1500 forca të policisë janë angazhuar për manifestimin e sotëm. E gjithë zona rreth godinës së Kryeministrisë është e rrethuar me një gardh metalik sikurse dhe rrugët anësore që të çojnë drejt saj.
Një grup manifestuesish arritën të çajnë gardhin e policisë përballë hyrjes kryesore, ndërkohë që dret saj nuk rreshtnin hedhjet e shisheve Molotov. Policia ju drejtua me thirje të njëpasnjëshme që të largohen dhe më pas përdori gazin lotsjellës.
Kreu i PD-së Lulzim Basha, i cili në ato momento po mbante fjalën e tij, e ndërpreu atë për disa minuta derisa situata u qetësua përkohësisht.
Për një kohë të gjatë, tymueset dhe shishet Molotov vijuan të hidheshin drejt godinës së qeverisë. E njejta panoramë u përsërit më pas dhe në zonën pas saj, ku sërish policia ndërhyri me gazlotsjellës.
Gjendja u qetësua më pas. Përmes një videoprojektori, opozita mbuloi fasadën e Kryeministrisë me ato që janë parrullat e saj kryesore, “Rama ik”, Qeveri e Krimit” e të tjera slogane kundër ekzekutivit të drejtuar nga Edi Rama, deri kur protestuesit u ftuan nga drejtuesit e opozitës që t’I drejtoheshin selisë së Parlamentit.
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi përmes një statusi në Twitter, pak pasi tensioni në shesh erdhu duke u rritur. “Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur! Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”, shkruan Lleshaj.
Për situatën e krijuar ndërhyri dhe presidenti Ilir Meta. “Jam duke ndjekur me shumë shqetësim protestën e opozitës dhe u kërkoj të gjithëve të ruajnë qetësinë, të evitojnë aktet e dhunës dhe konfrontimet, që mund të shkaktojnë lëndime në njerëz dhe dëme ndaj institucioneve”, shkruan kreu i Shtetit.
Ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi më vonë në Twitter. “Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”,ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën,po Shqipërisë i bën veç dëm!”, shruajti kryeministri.
Opozita kërkon dorëheqjen e tij dhe krijimin e një qeverie kalimtare që të garantojë organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ajo ka vendosur të bojkotojë dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duke kërcënuar se nuk do të lejojë mbajtjen e tyre. Edhe sonte gjatë fjalimit të tij zoti Basha theksoi se “nuk do të ketë zgjedhje me krimin, dhe me Edi Ramën. Zgjedhje më 30 Qershor nuk do të ketë”, theksoi Basha duke shtuar se bëhet fjalë për “një betejë për jetë a vdekje”.
Nga ana e saj shumica ka përsëritur se “zgjedhjet vendore do të zhvillohen në datën e caktuar dhe më 30 qershor qytetarët do të zgjedhin kryebashkiakët e tyre”, ripërsëriti pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/policia-e-ks-380x233.jpg)
Aksident me fatalitet në Prizren, 68-vjeçarja humb jetën pas goditjes nga automjeti
![BNJVL në takim me ministren e Financave, u bisedua për kredinë hungareze dhe bllok dotacionet në arsim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-180743-380x233.png)
BNJVL në takim me ministren e Financave, u bisedua për kredinë hungareze dhe bllok dotacionet në arsim
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-380x233.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/hashim-thaci-1-e1733596313178-780x439.jpg)
Specialja del me sqarim për refuzimin e kërkesës së Thaçit për të vizituar babanë në spital
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fshihej-780x439.jpg)
Kush fshihej pas fotove dhe videove erotike në Instagram? Policia e Korçës arreston autoret
![Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/stacioni-i-policise-780x439.jpg)
Stacioni “Qendra” i policisë mbeti pa rrymë, dyshohet që është djegur transformatori
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-ne-kosove-780x439.jpg)
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër