LAJMI I FUNDIT:

Basha: Ora e Shqipërisë evropiane po afron

Basha: Ora e Shqipërisë evropiane po afron

“Shqipëria si gjithë Evropa. Me këtë ëndërr jemi mbledhur dhe kemi bërë hapa përpara”, deklaroi sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur në protestën përpara Kryeministrisë.

“Mirë se jeni mbledhur në Kuvendin dhe referendumin popullor. Mirë se keni ardhur në kuvendin e sovranit. Jemi mbledhur sonte këtu, me një kushtrim, me një qëllim, me një mision, për të mos pranuar më kurrë, Shqipërinë e krimit, Shqipërinë e korrupsionit, Shqipërinë e hajdutërisë së Edi Ramës, por për Shqipërinë si gjithë Evropa”, tha Basha.


“Nuk të lëmë më të bllokosh rrugën tonë drejt Evropës. Rama ik. Shqipëria si gjithë Evropa. Me këtë ëndërr jemi mbledhur dhe kemi bërë hapa përpara Me këtë ëndërr për Shqipërinë si gjithë Evropa kemi qëndruar në ditët më të zeza të diktaturaës dhe tiranisë”, theksoi Basha.

“Bashkimi i Edi Ramës me krimin ka një përgjigje të dhunojë zgjedhjet e ardhshme. Taskë forca duhet të jetë sot në burg. Edi Rama është shkatërruesi i drejtësisë. Zgjedhjet me krimin do t’ia dalin. Armata e lirisë është ngritur në këmbë, është derdhur në sheshe. Zot në shtëpinë tuaj jeni ju, jo krimi”, shtoi Basha.

Basha u bëri thirrje qytetarëve “Mos sulmoni vëllezërit policë. E di zemërimin tuaj, të dhunuar, të papunë. Ora e Shqipërisë Evropiane po afron. Forca jonë është pjesëmarrja, forca jonë është bashkimi. Forca jonë është qëndresë: Rama ik”.