Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, intelektuali dhe patrioti Visarion Xhuvani, e “ngarkoi” një 18-vjeçar me misionin për të rrëfyer krimet e komunizmit…
Viktor Martini ishte i mitur kur u arrestua nga diktatura komuniste. Më 1956, kur u arrestua, ishte vetëm 16 vjeç, më i vogli nga katër djemtë e familjes Martini që i erdhi radha për burgosje me akuzën për tentativë arratisje. Ndërkohë, i ati kishte vdekur në burgun e Burrelit.
Viktor Martini u arrestua në Shkodër, ku dhe kaloi disa kohë si i burgosur. Në pas u transferua në burgun e Rinasit dhe në moshën 18-vjeçare në burgun e Burrelit, ku vuanin dënimin pjesa më e madhe e intelektualëve shqiptarë që regjimi komunist i kishte shpallur armiq të popullit.
Natyrisht që burgu është një ndër “ëndrrat” më të këqija të jetës së tij, por atje ka diçka pozitive për të kujtuar dhe këtë e thoshte me shumë krenari: dijet e mirësinë që mori nga ata intelektualë që u dënuan padrejtësisht nga regjimi komunist.
“Nëpërmjet nji akuze false, më arrestuen për tentativë arratisjeje dhe më dënuen me shtatë vjet burg. Por, kjo fatkeqësi më krijoi mundësinë të bashkohem me atë pjesë krenare të kombit, prej të cilëve mora mësimet e para intelektuale e morale. Njeni nga këta mësues asht fisniku i pashoq, intelektuali e i papërkuluni Ali Mena. Kanë kalu 60 vite, por falenderoj Zotin që më ka ruejtun memorien të freskët. Jo vetëm për mos me i harru këta heronj, por dhe për t’ia ba të njohun pjesës ma të randësishme, rinisë shqiptare, të cilët nuk kanë pasë rastin të ndigjojnë historitë e antikomunistëve”, ka thënë Viktor Martini.
Një ndër detajet më interesante të jetës së Viktor Martinit në burg, është amaneti që i ka lënë Visarion Xhuvani, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, në oborrin e burgut të Burrelit.
“Unë ndihem tepër i kënaqun që po kryej nji amanet që me la Visarion Xhuvani, kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare, kur në oborrin e burgut të Burrelit me tha: ‘Në emën të Zotit, të ngarkoj të jesh dëshmitar i vuejtjeve të tona, kur nji ditë ne s’kemi për të qenë’. Isha 18-vjeçar e unë do vazhdoj të jem dëshmitari i vuejtjeve të njerëzve të ndershëm, që sakrifikuen për lirinë e dinjitetin e popullit shqiptar”, rrëfen Viktor Martini, në intervistën dhënë Dritan Kolgjinit, botuar në gazetën “Dielli” në mars të vitit 2015.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRefuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve
Gruaja serbe që ndikoi në zgjerimin e Perandorisë Otomane
Fjalë të urta popullore: Gjuha kocka s'ka e kocka thyen
BABA
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”
Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova