LAJMI I FUNDIT:

Blerësja mbeti e hutuar kur hapi qesen, të gjitha copëzat e bukës ishin kore (Foto)

Blerësja mbeti e hutuar kur hapi qesen, të gjitha copëzat e bukës ishin kore (Foto)

Si fëmijë, të gjthëve na kanë thënë se duhet ngrënë edhe koret, jo vetëm pjesën e butë.

Disa familjarë në Nottinghamshire të Anglisë, kur kishin zgjedhje tjetër, pasi në qesen që blenë kishte vetëm kore të rradhitura njëra pas tjetrës, transmeton Telegrafi.


“E bleva një paketim, që t’ju përgatisja fëmijëve sanduiç, para se të shkonin në shkollë. Ua lyva me butër copëzat e bukës dhe i mbështolla, sepse nuk kisha kohë të bleja një tjetër” ka thënë nëna për paketimin e pazakontë.

Koret e bukës në qese

Qesja nga jashtë, nuk dallonte prej tjerave, andaj blerësja ka mbetur e hutur kur e hapi dhe shkrepi disa fotografi që t’ju tregonte shitësve në super-market.

Ata kanë thënë se nuk e dinin çfarë kishte brenda, ndërsa mendojnë se koret ishin bërë bashkë nga punonjësit e prodhimit, por që kanë harruar t’i ndanin. /Telegrafi/