LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Administrative refuzon ankesën e OBRM-PDUKM-së për rivotim në Novo Sellë

Gjykata Administrative refuzon ankesën e OBRM-PDUKM-së për rivotim në Novo Sellë

Gjykata Administrative hodhi poshtë padinë e OBRM-PDUKM-së pas seancës publike që ka të bëjë me ankesat e refuzuara nga KSHZ për venvotimi 1789 në Novo Sellë. Vendimi u njoftua pasi që opozita kërkoi anulimin e votimit në vendvotimin numër 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës dhe votimi të përsëritet në afatin ligjor të përcaktuar me Kodin Zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancë u theksua se nuk kishte vërejtje për procesin e votimit që zgjati deri në orën 19:00, por për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve të kësaj qendre votimi. Nikolla Andonov nga LSDM kori fitore të ngushtë me 15 vota kundër Nikolla Stoilkovit nga OBRM-PDUKM. Andonovi fitoi 2.885 vota, ndërsa Stoilkovi 2866 vota.

OBRM-PDUKM kërkoi anulimin e votimit sepse Bordi Zgjedhor nuk ishte në gjendje të përpilonte menjëherë procesverbalin pas përfundimit të votimit duke futur në mënyrë korrekte të dhënat për fletët e votimit të përdorura dhe për personat e nënshkruar në Listën e Votuesve për atë vendvotim.


OBRM-PDUKM kërkon rivotim në Novo Sellë (Video)
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM kërkon rivotim në Novo Sellë (Video)

U konstatua se 411 zgjedhës u nënshkruan në listën e votuesve, ndërsa 412 fletëvotime u gjetën në kutinë e votimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë

Siguri
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake

Kronika e Zezë
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë

Lajme
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”

Kronika e Zezë
Kalo në kategori