LAJMI I FUNDIT:

Si është të punosh në ambientet e zyrave të Facebook – rrëfimi i Florentina Feratit, shqiptares që punon për kompaninë

Si është të punosh në ambientet e zyrave të Facebook – rrëfimi i Florentina Feratit, shqiptares që punon për kompaninë

Shqiptarja Florentina Ferati tash e sa vite është njëra ndër punonjëset e kompanisë gjigante, atë të rrjetit social Facebook.

Ajo është pjesë e dikasterit për siguri kibernetike, teksa së fundmi në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ka folur rreth detajeve të punësimit dhe avancimit në këtë kompani.

“Me mbi dy miliardë përdorues, rrjeti shoqëror ka më së shumti të dhëna për të mbrojtur nga të gjitha tek-kompanitë. Puna në ekipin e sigurisë kibernetike të Facebook-ut bart përgjegjësi të madhe, por dhe shpërblim të madh, meqë ekipi përballet me sfida të reja dhe përherë sjell risi në industrinë e teknologjisë. Çdo problem që haset ndryshon nga të tjerët, duke kërkuar metodologji të ndryshme shqyrtimi e reagimit inovativ për ta gjetur shkakun dhe zgjidhjen”, ka thënë Florentina Ferati për Telegrafin.


Selia kryesore e Facebook-ut në Menlo-Park, Kaliforni (Foto: Alamy) 

E pyetur se si është të punosh në zyrat e Facebook, shqiptarja nga Ferizaji rrëfen më tej se ambienti që të ofrohet në këtë kompani është vërtet i veçantë dhe i duhur për të të motivuar për punë.

“Që prej qershorit 2015, unë kam zyrën në rrugën “Hacker Way” në Menlo-Park të Kalifornisë, ku ndodhet selia e Facebook-ut. Facebook është një kompani që të ofron shumë mundësi dhe benefite profesionale dhe personale. Disa që mund t’i cek që luajnë rol kryesor në arsyet pse unë jam në Facebook që tash e katër vite është kolektivi i mirë dhe mundësia për të pasur ndikim në sigurinë e të dhënave të përdoruesve të Facebook, dhe mundësinë që më jepet për të zotëruar projekte të ndryshme që ecin përpara zhvillimin e teknologjisë në këtë fushë. Është një ambient ku secila dite ndryshon nga tjetra dhe Facebook-u me të vërtetë është si asnjë vend tjetër: e dua kulturën e mahnitshme dhe njerëzit, dhe ndjenjën e fuqizimit për të punuar në projekte që me tërheqin. Diçka tjetër që me duket unike dhe që më pëlqen në lidhje me ekipin e Sigurisë në Facebook është se sa shpejt ekipe te ndryshme vijnë së bashku për të punuar në probleme të rëndësishme. Me të vërtetë është shumë mbresëlënëse të punosh në një organizatë kaq inovative”, ka potencuar ajo më tej.

Ambientet e punëtorëve të Facebook-ut konsiderohen të qeta dhe relaksuese për të motivuar punëtorët (Foto: Facebook)

Në intervistën e plotë, Ferati tregon me krenari se si u rrit nga prindërit në Kosovë, teksa në rrugëtimin e mëvonshëm profesional, e gjeti veten në fushën e teknologjisë. /Telegrafi/

Florentina Ferati, shqiptarja që punon për Facebook