LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Personat të cilët hetohen nga Prokuroria nuk kanë vend në kabinet dhe Agjencinë e Inteligjencës

Pendarovski: Personat të cilët hetohen nga Prokuroria nuk kanë vend në kabinet dhe Agjencinë e Inteligjencës

Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski sot mori vendimin nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor sipas të cilës ai është zgjedhur president i vendit.

Pendarovski njoftoi reforma në Agjencinë e Inteligjencës dhe tha se nuk do të ketë vend për ata njerëz të cilët janë nën hetim nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Në raportin e Priebesë vërejtjet më të mëdha ishin abuzime të tmerrshme të sigurisë – aparatit të inteligjencës. Unë nuk jam vetëm unë kompetent, por unë kam kompetenca të veçanta në Agjencinë e Inteligjencës. Kam ndërmend të marrë pjesë në një reformë të plota të këtyre shërbimeve, sepse segmente të rëndësishme ende nuk janë reformuar.

Për disa nga njerëzit në agjenci vetëm se janë hapur procedura, por dua të përmend se të gjithë ata që kanë thyer ligjin nuk mund të punojnë as në kabinetin e presidentit, as në Agjencinë e Inteligjencës, ndërsa sipas informatave të mia prokuroria është duke hetuar 4 persona”, tha Pendarovski.

KSHZ ia dorëzoi vendimin për president Pendarovskit
Lexo po ashtu KSHZ ia dorëzoi vendimin për president Pendarovskit

Lidhur me ligjet që Gjorge Ivanov refuzoi ti nënshkruaj, Pendarovski tha se ai “do të përpiqet sa më shpejt që të jetë e mundur që nga e hëna për të marrë ekipin ligjor” dhe pastaj menjëherë të nënshkruajë ligjet sa më parë që të jetë e mundur. “Një pjesë e këtyre ligjeve do të nënshkruhet në javën e parë pas hyrjes në Kabinet”.

Nesër në Kuvendin e Maqedonisë pritet që të bëhet inaugurimi i Stevo Pendarovskit për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori