Është mbushur një vit që kur PSD-së i janë shtuar një numër i madh anëtarësh, kryesisht ata që kanë dal nga Lëvizja Vetëvendosje.
U tha se tanimë Kosova do të ketë një parti të mirëfilltë socialdemokrate. Mirëpo, pritjet duket se nuk janë realizuar. Mos mbështetja në popull duket se ka mërzitur anëtarët e mëhershëm të kësaj partie.
Ish-sekretari i Partisë Socialdemokrate, Agim Smaka thotë se pas aderimit të ish-anëtarëve të Vetëvendosjes, kanë pritur që do të kenë më shumë përkrahje të qytetarëve, se sa kanë momentalisht.
Duke folur për riorganizimin e partisë, hapjen e degëve të reja të PSD-së në qytete të ndryshme, Smaka nuk po i konsideron si të tilla.
Sipas tij, po riaktivizohen ato të mëhershmet.
Duke përmendur ndikimin e tyre në parti, ai shprehet se pavarësisht gjithave, në marrëveshjen e bërë, ata janë marr vesh që të ketë përqindje të caktuar, në mënyrë që të jenë të barabartë në parti.
“Ne jemi të përfaqësuar dhe në këshillin drejtues dhe në kryesi. Jemi marr vesh, në marrëveshjen kur jemi bërë bashkë në përqindje të caktuar, jemi marrë vesh ashtu që kemi menduar që është e barabartë forca…forca jonë e anëtarësisë sonë është gjithkund në Kosovë, kështu që ne jemi aktiv. Çdo degë që është riaktivizuar të cilat i kemi pas përpara janë gjithkund prezent anëtarët e vjetër të Partisë Socialdemokrate…nuk ka ende kryetar të degëve, vetëm ka koordinator të degëve apo përgjegjësit e degës kështu që tash në këtë momente është duku u punuar në zgjerimin e anëtarësisë. Mirëpo çdo dege e partisë socialdemokrate ka anëtarë të vjetër të cilët janë shumë me vullnet duke punuar… na kemi pritur prej të rinjve për këtë dhe jemi bashkuar me pas ata anëtarësinë më të madhe”, thotë ish sekretari i PSD-së Smaka.
Por, ndryshe shprehet, kryetari i PSD-së Shpend Ahmeti, i cili është kundërshtues ndaj këtyre pretendimeve.
Ai thotë se nuk ka asnjë lloj ndarje mes gardës së vjetër dhe asaj që janë inkuadruar tanimë.
“Partia Socialdemokrate nuk është krijuar me hyrjen tonë në PSD, ajo ekziston tash e 29 vite dhe tash në ato 29 vite ka pasur anëtarë të ndryshëm, aktivitet të ndryshëm, kryetar të ndryshëm të gjithë ata kanë qenë pjesë e familjes së PSD-së, ashtu siç jemi ne. Nuk ka ndarje të tilla mes gardës së vjetër dhe të re”, ka thotë Ahmeti.
Për dallim nga kryetari Ahmeti, pakënaqësi brenda PSD-së po sheh dhe analisti politik, Rasim Aliaj.
Ai thotë se idea e marrjes së një pjese të elektoratit të Vetëvendosjes, nuk po i jep rezultatet e pritura dhe për këtë, sipas tij, kanë lindur dallime brenda partisë.
“PSD-ja të paktën në asnjë sondazh nuk e kalojnë pragun si subjekt politik, e duke qenë situata e tillë, të gjithë garda e PSD-së e din që e ardhmja e tyre politike, mund të jetë kthimi në normalitetin e tyre, pra dikush në Deçan, dikush në shoqëri civile e dikush diku tjetër që të mos dëgjohet asnjëherë më”, deklaron ai.
PSD-ja momentalisht ka dymbëdhjetë deputet në Kuvendin e Kosovës./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është dialogu strategjik për të cilin angazhohet SHBA-ja?
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Detaje se si vdiq 36-vjeçari në QKMF-në në Podujevë
Telefonata e vajzës që alarmoi Tiranën, zbulohet çfarë gjeti policia në apartamentin në Astir
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025