Presidenti në largim Gjorgji Ivanov nuk do t’u kthehet amfiteatrove të universitetit. Ai zgjodhi të gëzojë të drejtat që i takojnë si ish president, pension aq sa e kishte edhe rrogën, pra rreth 1500 euro, një zyre në rrokaqiejt në lagjen aerodrom dhe 3 të punësuar.
Megjithatë, Ivanov ka dhe 48 orë mandat dhe të drejta të plota si President. Ende nuk dihet nëse Ivanov do t’i falë të dënuarit për terrorizëm në ngjarjet e 27 prillit, pasi ata pak kohë parë kërkuan nga presidenti që t’i amnistojë. Televizioni Alsat edhe njëherë herë adresoi pyetje në kabinetin e tij në lidhje me faljen e mundshme, por ai përsëri zgjodhi të heshtë, si shumë herë më parë.
Juristi Sejfulla Osmani thotë se është thuajse e pamundur që Ivanov të falë në këto orë mandat që i kanë mbetur. Megjithatë, Osmani thotë se Ivanov do të duhet të përgjigjet edhe për shkeljet ligjore që i ka bërë në të kaluarën, siç ishte rasti me mos-dekretimin e ligjeve të miratuara në Kuvend.
“Mendoj se mundësia është shumë e vogël që të ndodh një gjë e tillë. Kryetari në ikje mendoj se edhe teknikisht nuk ka mundësi që për 24 orë t’i kompletojë të gjithë këto procedura të sjell një akt të tillë, së paku ai duhet vendimet që i sjell edhe t’i shpall në Gazetën Zyrtare të Maqedonisë, një mundësi e tillë nuk ekziston. Po që se bën një veprim të tillë ai do të bëj edhe shkelje ligjore, gjë e cila nuk i ka munguar edhe në të kaluarën në disa raste ne kemi pasur evidente kur ai nuk ka respektuar as kushtetutën e as ligjin e posaçërisht kur bëhet fjalë për ligje që për së dyti herë janë lexuar dhe votuar në Kuvend, mendoj se në në të ardhmen organet përgjegjëse duhet të marrin veprime adekuate ligjore”, tha juristi Sejfulla Osmani.
Kryetarja e Komisionit për Sistem Politik në OBRM-PDUKM Tanja Karakamisheva ka kërkuar nga Ivanov që orët e fundit si President t’i shfrytëzojë duke i amnistuar të dënuarit e 27 prillit. Megjithatë ekspertët juridik janë të ndarë rreth asaj nëse neni 11 i ligjit për falje ekziston në sistemin e drejtësisë apo jo. Prandaj edhe funksionarët qeveritarë me opozitarët interpretojnë në mënyrë të ndryshme këtë çështje./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çfarë janë myshqet në zorrë, çka ndikon në rritjen e tyre dhe cilat simptoma i japin?
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale