LAJMI I FUNDIT:

Shefqet Krasniqi: Ata që flenë gjatë ditës në Ramazan nuk e prishin agjërimin, por nuk bëjnë mirë (Video)

Shefqet Krasniqi: Ata që flenë gjatë ditës në Ramazan nuk e prishin agjërimin, por nuk bëjnë mirë (Video)

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka sqaruar disa dilema që kanë të bëjnë me prishjen e agjërimit.

Hoxha, në këtë emision është pyetur në lidhje me ata personat që një pjesë të madhe të ditës e kalojnë në gjumë derisa janë duke agjëruar Ramazanin.


“Gjumi nuk e prish Ramazanin, por nuk është mirë që mos ndjejmë urinë sepse prej urtësive të Ramazanit është të ndjejmë urinë për hatër të Zotit. Buka dhe uji janë ndër gjërat më të dashura të njeriut. Ti po i flijon ato për më të dashurin [Zotin]”, ka shpjeguar Krasniqi.

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, ka thënë se përmes agjërimit njeriu shijon kënaqësinë e adhurimit.

“Sikurse njeriu kur ndihmon dikë fizikisht dhe lodhet. Ai ndjehet shumë i lumtur që është bërë shkaktar të ndihmojë dikë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxhë Shefqeti: Në Ramazan, marrëdhëniet intime lejohen gjatë natës (Video)
Lexo po ashtu Hoxhë Shefqeti: Në Ramazan, marrëdhëniet intime lejohen gjatë natës (Video)

Krasniqi ka thënë se kalimi i Ramazanit në gjumë zbeh ndjenjat e urisë dhe disa ndjenja tjera për këtë arsye sipas tij nuk pëlqehet kjo gjë.

“Gjumi zbeh ndjenjat, por nuk e prishë Ramazanin”, ka thënë ndër të tjera Shefqet Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Dënimi i dorasëve, flet axha i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Ma ka lënë varrën hapur

Elfije Boletini
“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

“Kanosje ndaj prokurorit”, “Goditje me veturë ndaj policit”, dosja e të dyshuarit për plagosjen në Pejë

Drejtësi
O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

O’Brien: SHBA vend mik dhe partner i përkushtuar për Kosovën

Lajme
Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Aksidentohen tri vetura në Fushë Kosovë, dy të lënduar

Kronika e Zezë

"Abelardi po më pyet mos po doni me këtë harç me shpërnda Kuvendin" - Konjufca shkakton të qeshura në seancë plenare

Lajme
Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan: Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Kalo në kategori