LAJMI I FUNDIT:

Recetë e lashtë japoneze: Bëjeni këtë një herë në javë dhe do të dukeni 10 vite më e re

Recetë e lashtë japoneze: Bëjeni këtë një herë në javë dhe do të dukeni 10 vite më e re

Padyshim, femrat japoneze janë prej më të bukurave dhe me pamjen më rinore në botë.

Sekreti i bukurisë së tyre është një ilaç i cili është i vjetër me shekuj të tërë dhe i shfrytëzon përfitimet e një dhurate të natyrës – orizit!

Kur është fjala për rinimin e lëkurës, orizi vërtet se bën mrekulli. Fatkeqësisht, përveç japonezëve, shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm për këto fakte shkencore, transmeton Telegrafi.


Orizi është i mbushur me acid linoleik dhe squalene, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm që e sitmulojnë prodhimin e kolagjenit. Kolagjeni në mënyrë të mahnitshme e ngadalëson shfaqjen e rrudhave.

Orizi në përgjithësi është i mbushur me vitaminë E dhe gama oryzanol, të njohura për aftësinë që ta mbrojnë zemrën dhe ta ulin kolesterolin.

Përbërësi squalene që gjendet në oriz, gjithashtu e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve të diellit.

Më poshtë e keni një recetë natyrale japoneze, e cila jua mban lëkurën të shëndetshme dhe të hidratuar.

Përbërësit:

– Tri lugë gjelle oriz
– Një lugë gjelle mjaltë
– Një lugë gjelle qumësht

Përgatitja:

Vlojeni orizin dhe mbajeni në ujin ku e keni vluar. Uji i orizit ka veti të fuqishme antioksiduese. Ai e hidraton lëkurën dhe e stimulon qarkullimin e gjakut, ndihmon në largimin e rrudhave dhe e zvogëlon inflamacionin.

Pastaj, qumështin e përzieni me oriz dhe ia shtoni edhe mjaltën.

Përdorimi:

Fillimisht e pastroni lëkurën mirë, pastaj e aplikoni maskën dhe e lërini të thahet në fytyrë. Në fund, e pastroni me ujin me të cilin e keni vluar orizin. Këtë tretman duhet ta përsëritni një herë në javë për rezultatet më të mira. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!

Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Pija në të cilën betohet Melania Trump: Zvogëlon apetitin, dëshirën për ëmbëlsira dhe përshpejton humbjen e peshës trupore!

Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?

Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?

Femra
Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?

Sa shpesh duhet t'i prisni flokët?

Femra
Gjashtë veshje të Hailey Bieber që do doni t’i rikrijoni me patjetër këtë vit

Gjashtë veshje të Hailey Bieber që do doni t’i rikrijoni me patjetër këtë vit

Moda
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini

Kalo në kategori