Kosova sot po shënon Ditën e Evropës, ani pse ende vazhdon të jetë vendi i vetëm në rajon pa liberalizim të vizave. Sot kur po shënohet kjo ditë, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova nuk ka dhënë një datë se kur mund të ndodh liberalizimi, derisa ka thënë se një ditë do të ndodh.
Ndryshe nga herët tjera, e rezervuar në dhënien e afateve se kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza ka qenë edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.
Këto deklarime ato i kanë bërë në hapjen e panairit në ‘rrugë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian’, ku përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë, kanë prezantuar informata mbi studimet në Evropë, mundësitë e pjesëmarrjes në konferenca e trajnime të ndryshme, mundësitë për mësimin e gjuhëve të ndryshme evropiane, si dhe informacione të tjera të vlefshme.
Me këtë rast, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se është e gëzuar që Kosova po e shënon këtë ditë, pasi edhe Kosova është Evropë. Ndërkaq, kur është pyetur se kur do të ndodh liberalizimi i vizave për kosovarët, ajo ka thënë se liberalizimi një ditë do të ndodh.
“Sot po festojmë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian, sepse festojmë vlerat e përbashkëta evropiane, në të njëjtën kohë edhe e festojmë identitetin e tyre. Më duket që është me rëndësi që edhe Kosova të jetë pjesë e këtij festimi dhe ta festojë Ditën e Evropës. Duke iu përgjigjur pyetjes po e shoh ndërlidhjen e liberalizimit apo vizave me Ditën e Evropës, sepse ne jemi duke festuar vlerat e Bashkimit Evropian dhe identitetin tonë dhe Kosova është evropiane. Liberalizimi i vizave gjithsesi do të ndodhë një ditë, prandaj sot ne festojmë këtë ditë si evropian dhe jo vetëm për shkak të liberalizimit të vizave”, tha ajo.
Apostolova ka deklaruar se kosovarët kanë të drejtë kur thonë që Kosova është duke u dënuar pasi nuk kanë mundësi të udhëtojnë lirshëm, por që ka thënë se institucioni që ajo e përfaqëson ka dhënë rekomandim pozitiv për vizat.
“Kosova ka rini të shkëlqyeshme dhe fantastike, Kosova ka të rinj të cilët janë shumë më shumë evropian se ndoshta disa të rinj në shtetet tjera evropiane. Keni të drejtë kur thoni që Kosova për momentin është duke u dënuar duke mos pasur të drejtë të udhëtojë. Tani po flas në emër të institucioneve që unë i përfaqësoj siç janë Komisioni Evropian dhe Komisioni i jashtëm i BE-së, Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen, prandaj e kemi thënë këtë edhe në raportin tonë dhe i ka përmbushur 95 kriteret që është dashur përmbushur. Prandaj, edhe ne kemi shpresa që kjo do të ndodh. Tani është në duart e shteteve anëtare dhe ne e kemi kryer punën tonë dhe e kemi promovuar edhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, është shprehur ajo.
Në anën tjetër, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha nuk ka dashur të jap afate kohore se kur mund të ndodh liberalizimi i Kosovës, por vetëm ka potencuar se janë përmbushur të gjitha kriteret dhe gjithçka tani është në duart e shteteve anëtare.
Hoxha ka thënë se Kosova e shënon Ditën e Evropës si një shtet që është aspirant për t’u bërë anëtarë i Bashkimit Evropian. Ajo tha se është shumë e rëndësishme që Kosova t’i përqafojë vlerat e Evropës, por edhe t’i zbatojë reformat në mënyrë që sa më shpejt të integrohet drejt BE-së. Sipas saj, BE është një alternativë e vetme, një prioritet i lartë strategjik.
“Vitin e kaluar iu kam përgjigjur pyetjes së njëjtë dhe kam thënë që shpresoj që vitin e ardhshëm do ta festojmë me liberalizim të vizave, por nuk ia kam qëlluar fatkeqësisht. Kështu që nuk dua të jap afate kohore, por vetëm shpresoj që shtetet anëtare të BE-së të lëvizin sa më shpejt, sepse më të vërtetë është e padrejtë që qytetarët tanë, sidomos të rinjtë vazhdojnë të mbesin të izoluar”, u shpreh ajo.
E para e dikasterit të Integrimeve Evropiane ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha detyrat e saj dhe gjithçka tani është në duar të shteteve anëtare.
“Janë zgjedhjet e Parlamentit Evropian të cilat e kanë zhagitur gjithë procesin dhe shpresojmë që shumë shpejt pas zgjedhjeve të kemi vullnet tek shtetet anëtare të BE-së që të lëvizet përpara. Por e gjitha është në duart e shteteve anëtare që të vendosin se a do të bëjnë një konsensus në Këshillin e Ministrave dhe pastaj ta fusin në agjendë. Çka na mbetet neve është që sa më shumë t’i qojmë përpara reformat në mënyrë që shtetin tonë, se liberalizimi është vetëm një hap shumë i vogël, është shumë i rëndësishëm për qytetarët tanë, por është shumë i vogël në kuadër të procesit të integrimit evropian. Për neve është shumë më rëndësi që ne të synojmë për qëllimin madhor që e kemi anëtarësimin dhe ta përshpejtojmë rrugën tonë dhe kjo bëhet me reforma në sundim të ligjit, luftim të krimit dhe korrupsionit”, tha ajo.
E pyetur se pse sot në Kosovë është ditë feste, Hoxha ka thënë se ka ardhur koha që të modifikohet kalendari i festave dhe që më 9 maj të mos pushohet. Ajo ka potencuar se ministra që ajo e drejton për vite me radhë në këtë ditë punojnë, pasi sipas saj dëshirojnë të tregojnë se me punë mund të arrihet më shpejt në BE.
Panairin në rrugë me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian është hapur në ora 11:00 dhe ka qenë i hapur deri në orën 13:00 në sheshin ‘Adem Jashari’, në kryeqytet. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje