LAJMI I FUNDIT:

Të rinjët e PDK-së: Momenti i fundit që BE të pranojë Kosovën

Të rinjët e PDK-së: Momenti i fundit që BE të pranojë Kosovën

Të rinjtë e PDK-së përmes një aksioni simbolik kanë shënuar Ditën e Evropës, duke përçuar mesazhin se është momenti i fundit që BE të pranojë Kosovën në gjirin e saj.

Ata kanë zgjedhur sheshin ‘Nënë Tereza’ për të zhvilluar aksionin e tyre, duke treguar se shqiptarët gjithmonë kanë dhënë njerëz që kanë kontribuar për mbarë njerëzimin.

Donjet Bislimi, kryetar i Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se në këtë aktivitet janë mbledhur të rinjtë nga të gjitha degët e PDK-së.


“Sot duam të përçojmë mesazhin tonë drejtuar BE-së. Jemi pak minuta para orës 12 dhe kështu duam të përçojmë mesazhin se është koha e fundit për BE-në që edhe neve si Kosovë të na pranojë në gjirin e saj, ashtu sikurse e meritojmë”, theksoi ai.

Bislimi tha se të rinjtë e Kosovës kanë potencial të madh, dhe se me lëvizjen e lirë mundësohet këmbimi i njohurive dhe u mundësohet të rinjve të Kosovës të japin kontributin e tyre./kp/