LAJMI I FUNDIT:

Më 10 maj, Olen Cesari, mban koncert në Prishtinë

Më 10 maj, Olen Cesari, mban koncert në Prishtinë

Me datë 10 maj, në kryeqytetin e Kosovës do të mbajë koncert violinisti me famë botërore, shqiptari Olen Cesari.

Cesari do të jetë pjesë e aktiviteteve për Ditën e Evropës, ndërsa aktivitete të ndryshme do të ndodhin gjatë tërë javës në mbarë Kosovën.


Koncerti fillon në ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare (ish-Instituti i Historisë). Koncerti është i hapur, por ftesa duhet marrë në “Europe House”, përballë Komunës së Prishtinës.

Cesari do të jetë i shoqëruar edhe nga muzikantë të tjerë, ndërsa do të ketë edhe befasi të tjera gjatë natës.

Koncerti organizohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, në bashkëpunim me “Europe House”.