LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, interesim i ulët i nxënësve për shkollat e mesme profesionale

Maqedoni, interesim i ulët i nxënësve për shkollat e mesme profesionale

“Interesim tejet i dobët i të rinjve të regjistrohen në shkollat e mesme profesionale dhe teknike i detyroi autoritetet të ofrojnë bursa. Përveç mjeteve financiare që në muaj do të jenë rreth dy mijë denarë, firmat e interesuara do të dorëzojnë edhe garanci të nënshkruar se pas mbarimit të shkollës së mesme e pret punë e sigurt”.

Në këtë mënyrë drejtori i shkollës të mesme të makinerisë “8 shtatori” në Shkup, Kenan Asani, do të përpiqet ta rrisë numrin e nxënësve për shkak se interesi nga viti në vit bie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Të gjitha kompanitë me të cilat biseduam kanë interes të japin bursa. Në fillim ishte shumë vështirë, megjithatë ato kompani që do të japin bursa ato do t’i marrin nxënësit pas mbarimit të shkollimit të mesëm”, tha Kenan Asani.


Por, nga sektori joqeveritar nuk janë optimistë se viti i ardhshëm do të sjell ndonjë ndryshim. Ministria e Arsimit nuk e pranoi propozimin e tyre që numri i gjimnazistëve të ulet që të rritet numri në shkollat profesionale.

Biznesmenët edhe një herë potencuan se është e vështirë të gjendet forcë punëtore e kualifikuar.

Se gjendja është alarmante tregon fakti që vetëm në komunën e Gazi Babës, ku janë pjesa më e madhe e shkollave të mesme profesionale, numri i nxënësve është rritur për tri herë. Në vitin 2005 ka pasur 4.200 nxënës, ndërsa këtë vit për arsim profesional kanë vendosur 1.300 gjysmëmaturanë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

“Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”: Vendimi i presidentit amerikan mban të bllokuar afganët në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori