LAJMI I FUNDIT:

STIKK dhe anëtarët e saj pjesëmarrës në konferencën “The Next Web” në Amsterdam

STIKK dhe anëtarët e saj pjesëmarrës në konferencën “The Next Web” në Amsterdam

Gjatë datave 9 dhe 10 maj, në Amsterdam, kryeqytetin e Holandës do të mbahet njëra ndër konferencat më të mëdha botërore me fokus në teknologjinë e informacionet dhe të komunikimit (TIK) e njohur si “The Next Web”.

“The Next Web” është konferencë e cila çdo vit mbledh më tepër se 17.500 profesionist të fushës së TIK-ut dhe mbi 400 folës nga kompanitë më të njohura botërore dhe ekspert të fushave të ndryshme për të diskutu, parashiku dhe shpik teknologji të reja të cilat do ti ndihmonin shoqërisë në një mënyrë apo tjetër. Gjatë konferencës dy ditore, pjesëmarrësit do të mund të ndjekin fjalimet nga folësit të cilët janë lider të industrisë si Cassie Kozykrov (Google); Gilan Lotan (BuzzFeed); Larry Sanger (Wikipedia); Emanuele Madeddu (National Geographic); Michael Martin (Nike); Chris Slowe (Reddit); Bracken Darrell (Logitech), të marrin pjesë në diskutime/debate rreth temave të ndryshme lidhur me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit dhe të jenë pjesë e shumë punëtorive. Gjatë konferencës do të diskutohen tema të ndryshme duke filluar nga Inteligjenca Artificiale e deri tek më të rejat në blockchain. “The Next Web” ndër të tjera është vendi ku kremtohet inovacioni njerëzorë.


Këtë vit pjesëmarrës në “The Next Web” do të jetë edhe Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK) me një delegacion të përbërë nga përfaqësues të kompanive anëtare të STIKK-ut, të cilët së bashku do ta përfaqësojnë industrinë e TIK-ut në Kosovë në këtë konferencë shumë të rëndësishme. Kompanitë vendore të cilat do ta përbëjnë delegacionin për TNW janë:  Frakton, Hallakate, Kutia, LinkPlus IT, Tech Frame, Coda Tech dhe Sogody. Ndër të tjera, vlen të ceket se njëri ndër folësit në këtë konferencë do të jetë z. Uranik Begu, drejtori egzekutiv i Innovation Center Kosovo (ICK), i cili do të flas rreth temës së ekosistemit të inovacionit në Ballkan.

Pjesëmarrja në “The Next Web” është pjesë e projektit “Transformimi Digjital i Ekonomisë Kosovare” i përkrahur nga Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të Republikës së Kosovës.