Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, mori sot pjesë në takimin e parë koordinues për themelimin e task forcës dhe trupit monitorues të Strategjisë së Krimeve të Luftës, organizuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.
Me këtë rast, ministri Tahiri ka theksuar se pavarësisht që kanë kaluar 20 vjet nga lufta, kjo temë vazhdon të mbetet e freskët dhe nuk mund të venitet përveçse duke u ballafaquar me të.
“Këto viktima të krimeve të luftës, civilët e pafajshëm që janë persekutuar, vrarë, torturuar duke mos u marrë parasysh as për nga mosha, as për nga gjinia, si dhe familjarët e tyre që e kanë përjetuar këtë ankth, ende e kanë të freskët memorien dhe të cilët, sot, pa dallim etnie, pa dallim gjinie, kërkojnë drejtësi”, ka theksuar Tahiri.
Tahiri ka thënë se padrejtësitë duhet të gjykohen, në mënyrë që mos të bëhen burim i tensionit dhe të mbajnë peng të ardhmen. Sipas ministrit Tahiri, ndonëse për këto krime deri më tani kane qenë përgjegjës institucionet ndërkombëtare të drejtësisë të vendosura në Kosovë, tashmë institucionet vendore duhet të marrin përgjegjësinë për dështimet dhe sukseset në këtë fushë.
“Një gjë është shumë e qartë në këtë diskurs dhe duhet të jetë e qartë në çdo rrafsh: kolektivisht mund të solidarizohemi por kolektivisht nuk mund të vendosim drejtësi. Përgjegjësia është personale, sepse drejtësia nuk është hakmarrje por është vendosje para përgjegjësisë e atyre që kanë shkaktuar dhunë” ka thënë ministri.
Megjithatë, ministri ka theksuar se pavarësisht sa kohë do të kaloj apo pengesave që mund të shkaktohen nga Serbia, shteti i Kosovës do të vazhdojë të punojë deri në sjelljen para drejtësisë të fajtorëve.
“Kanë kaluar 20 vite por as 200 vite nuk mund ta mohojnë drejtësinë dhe ata që janë përgjegjës për krime lufte, për ato krime që kanë ndodhë në Kosovë në 98-99-tën, duhet ta dinë se as koha nuk i shpëton dot nga përgjegjësia” ka potencuar Tahiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova