LAJMI I FUNDIT:

Planifikohet restaurimi i Kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq

Planifikohet restaurimi i Kishës së Shën Mëhillit në Vithkuq

Kisha e Shën Mëhillit në Vithkuq, është përfshirë në projektet për restaurim.

Në këtë objekt kulti që i përket shekullit të XVII, ka nisur të kryhet dokumentimi grafik dhe fotografik i portës hyrëse dhe jo vetëm. Kjo bëhet për të realizuar projektin e ndërhyrjes dhe mirëmbajtjes sistematike.

Vithkuqi njihet si fshati me më shumë kisha në zonën e Korçës, fshat që tre shekuj më parë ka pasur 24 kisha e manastire, po aq sa ka pasur dhe Voskopoja në të njëjtën periudhë. Pikërisht në këto dy fshatra janë kryer ndërhyrjet më të shpeshta restauruese për të mirëmbajtur e ruajtur këto vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe historike shqiptare.