Pak ditë më parë Shoqata për Gjuhën Gjermane (GfdS), një organizatë e pavarur politikisht që i kushtohet kultivimit dhe studimit të gjuhës gjermane, publikoi raportin vjetor të emrave më të preferuar për të sapolindurit.
Nga të dhënat e përdorura nga 700 regjistra të gjendjes civile kudo nëpër Gjermani, raporti i GfdS theksoi, se emrat më popullorë në Gjermani në vitin 2018 ishin “Marie/Mari” për vajzat dhe “Paul” për djemtë.
Renditja merr në konsideratë të gjithë emrat e vënë për të sapolindurit në 2018-n.
Raporti që zakonisht nuk tërheq ndonjë vëmendje, shpejt u kthye në ushqim për një betejë politike mediatike dhe dezinformata, – gjithçka, vetëm sepse 280 nga 22.000 djem të sapolindur në Berlin u ishte vënë njëri – nga të paktën 25 variantet e emrit të parë “Mohamed”. (Emri Mohamed paraqitet me variante të ndryshme të shkruari. shën.red.)
Jehona mediatike
Gazeta gjermane “Tagesspiegel” e përmblodhi raportin për emrat nën titullin “Mohamed më shumë popullor se Karl-Heinz”. Kurse gazeta buledardeske britanike, The Daily Mail vuri këtë theks “Mohammed ishte një nga 10 emrat më popullorë për djemtë në 6 nga 16 lande gjermane”, pa i vendosur rezultatet e raportit për emrat në kontekstin e duhur.
Alice Weidel, një nga drejtueset e grupit parlamentar të partisë djathtiste AfD, një parti kundër migrantëve, por që renditet partia e tretë në Bundestag, rishpërndau shumë shpejt në twitter artikullin e gazetës “Bild” për raportin e GfdS. “Ja pra, Vitin e kaluar në Berlin emri më i shpeshtë i parë për djemtë e sapolindur ishte Mohamed…tendenca në rritje”.
Dega e Berlinit të AfD-së ishte më pak e fshehtë, dhe postoi një pamje në twitter, ku në qendër ishte një mësuese me shami koke para një klase plot me nxënës. Titulli – Mohamed emri më i preferuar- Stop islamizimit, vetëm me AfD!
Sawsan Chebli një politikane socialdemokrate gjermane në Berlin, me origjinë palestineze postoi në twitter një mesazh kundërshtues drejtuar AfD-së. “Emri i babait tim është Mohammed. Unë quhem Sawsan Mohammed Chebli. Nipi im i madh ka emrin Mohammed”.
Konteksti i munguar
Raportit të GfdS i mungon konteksti i duhur për të shpjeguar rezultatet e tij, thekson Gabriele Rodriguez, specialiste për terminologjinë e emrave në Universitetin e Leipzigut në bisedë me DW. Kjo mungesë e kontekstit shpjegues e kombinuar me një shoqëri të ndjeshme ndaj ndryshimit demografik dhe e futur në një debat politik mbi migrimin dhe refugjatët çoi në një rrymë të tillë të keqinformimit.
E vërtetë është pjesërisht, që emri “Mohammed” ka shënuar rritje në emrat e të porsalindurve, kjo në sajë të rritjes së komunitetit të migrantëve në Gjermani. Por kjo edhe sepse është traditë që familjet nga bota arabe i vënë të paktën njërit nga fëmijët emrin Mohammed. “Nuk ka një fond të gjerë emrash për të zgjedhur, si në rastin e familjeve gjermane”, thotë Rodriguez, duke shtuar, se më shumë se gjysma e emrave të të sapolindurve të regjistruar në vit në Gjermani janë njësoj, dhe se emrat më popullorë përbëjnë më së shumti 2 ose 3% e të gjithë të sapolindurve.
E nëse shumica e emrave të të sapolindurve kanë vetëm pak variante të shkruari, për emrin “Mohammed” ka të paktën 25 variante shkrimi. Duke u vënë më shumë si emër i parë, ai ka më shumë gjasa që të shfaqet më shpesh se emra të tjerë në këtë kategori. Emri më popullor për djemtë në Berlin – kur merren në konsideratë të gjithë emrat e dhënë – është Aleksander. Studimi i organizatës për gjuhën, GfdS e rendit Mohamed në vendin e 24 të emrave më popullorë në Gjermani duke marrë në konsideratë edhe emrat e dytë e të tretë. /dw/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Askush nuk mund t'i rezistojë videos gazmore të tre britanikëve të dehur
Qeni pati shansin të zgjedhë një lodër për herë të parë në jetë- shikoni se çka zgjodhi kafsha shtëpiake
E priste të dashurin për ta takuar, përballet me nënën e tij
A e dini se helmi i gjarprit përdoret për të bërë ilaç? (Video)
Sëmundja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore