LAJMI I FUNDIT:

Befason ministrja norvegjeze e Shëndetësisë: Lërini njerëzit të tymosin duhan dhe të pinë alkool!

Befason ministrja norvegjeze e Shëndetësisë: Lërini njerëzit të tymosin duhan dhe të pinë alkool!

Politikania dhe ministrja e re e Shëndetësisë së Norvegjisë, Sylvi Listhaug ka bërë bujë përsëri me deklaratat e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, si një duhanpirëse me raste, ajo thotë se ajo do të ketë një qasje tjetër ndaj stilit të shëndetshëm të jetës, duke përfshirë edhe qasjen ndaj alkoolit.


“Njerëzit e dinë shumë mirë atë që është e shëndetshme dhe çfarë nuk është e shëndetshme, mendoj. Nuk është detyrë politike tu tregosh njerëzve se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjnë”, citohet të ketë thënë.

Ndonëse udhëheq një sektor që ka të bëjë pikërisht me shëndetin e njerëzve, ajo mendon se nuk është e nevojshme të ndiqet një strategji strikte.

“Mendoj se shumë duhanpirës ndihen të shtypur. Ata pothuajse ndjejnë se duhet të fshihen, dhe mendoj se kjo është budallallëk. Ndonëse pirja e duhanit nuk është e mirë dhe është e dëmshme, të rriturit duhet të vendosin vetë se çfarë bëjnë ata. E vetmja gjë që ne si qeveri duhet të bëjmë është të japim informacion”, thotë ajo.

Ndryshe, në kohën kur ajo ishte ministre e Integrimit dhe Emigracionit në Norvegji ka shkaktuar një “furtunë” reagimesh me deklaratën e saj të fundit drejtuar emigrantëve të rinj në vend.

Ajo ishte shprehur se të ardhurit duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës së norvegjezëve, të cilët hanë mish derri dhe pinë alkool.

Pas reagimeve të shumta, ajo është shprehur se kjo ishte një mënyrë për t’i ndihmuar emigrantët të integrohen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Kalo në kategori