Vizitë historike e Papës Françesku në Shkup, është vlerësimi i përbashkët i gazetarëve që sot ndoqën vizitën e tij.
Për En Haris nga Organizata e gazetarisë KRAKS në Romë, i cili për herë të parë është në vendin tonë, dhe bashkërisht me Papën Françesku arriti në vend me aeroplanin e tij, kjo është vizitë historike jo vetëm nga perspektiva e Vatikanit, por ka edhe shenja politike në lidhje me rastin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo është vizita e parë e Papës Françesku në Maqedoni. Gjatë kohës së zgjedhjeve dhe pas ndryshimit të emrit, me çka u mënjanuan disa konflikte. Mbetet edhe disa çështje të duhet të zgjidhen”, thotë gazetarja Haris.
Gazetarja Sofija Papndopulou nga agjencia greke “ANA-MPA” thotë se vizita e papës Françesku është në kohën kur Maqedonia e Veriut po lëvizë drejt rrugës evropiane.
Mesazhi i deritashëm, thotë ajo, është i rëndësishëm për shkak të karakterit multi-etnik dhe multi-fetar të vendi mund të jetë model edhe për vendet tjera të rajonit në të njëjtën kohë.
“Vjen pas marrëveshjes së Prespës dhe pas zgjidhjes së problemit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe këtu ka mesazh”, vlerësoi gazetarja nga Athina.
Sipas saj, interesi i mediave është i madh kur është në pyetje vizita e Papës.
“Është mirë që në vend ku ka një përqindje të vogël të katolikëve, ka edhe mbulim nga mediat”, thotë Papadopulou.
Për Frani Karisi, nga portali “grtimes” nga Selanukum, kjo vizitë është historike jo vetëm për Maqedoninë e Veriut por edhe për gjithë Ballkanin.
“Është interesante në aspekt politikm për dy vendet tona, që kanë marrëdhënie më të mira nga vitet e kaluara. Shpresoj se Maqedonia e Veriut të ketë rezultate më të mira në ekonomi”, tha Karisi.
Kjo vizitë ka edhe rëndësi rajonale, vlerësoi Ivana Sekularac nga Reuters Ballkan.
“Vizita e Papës Françesku është e rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, sepse mund të thuhet se është njeriu i dytë më i rëndësishëm në botë pas Trumpit, dhe në këtë kuptim është historike. Vjen në moment kur Maqedonia vendosi marrëdhënie të mira me fqinjët, i përmirësoi marrëdhëniet me Greqinë dhe Bullgarinë, me marrëdhënie të mira me ish fqinjë e Jugosllavisë’ deklaroi Ivana Sekularac.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025